Chelsea në raundin e pestë të FA Cup

Chelsea përmbushi parashikimet duke fituar 5-1 ndaj MCDons në sfidën e raundit të katërt të FA Cup, me Oscar që ishte njeriu ndeshje duke shënuar plot 3 herë për blutë e Londrës.

3 gola të brazilianit në pjesën e parë i dhanë një sukses të lehtë ekipit të Hiddink që madje mund të kishte shënuar dhe më tepër në portën e Martinit, nëse ky i fundit nuk do të kishte qenë në një mbrëmje të mirë. Goli i Potterit në minutën e 21-të nuk e ndihmoi Milton Keys Dons për të shkaktuar një surprizë në Kupë, pasi Chelsea shumë shpejt arriti të kthejë ndeshjen në favor. Në këtë mini derbi të Londrës pati festë dhe për Hazard, që në pjesën e dytë nga pika e bardhë u rikthye te goli pas plot 9 muajsh duke shënuar për herë të parë në këtë sezon. Ndërsa golin e parë me Blutë në karrierë e realizoi dhe 20-vjecari Bertrandt Traore. Një fitore e thjeshtë për Chelsean që kalon në raundin e pestë të FA Cup duke regjistruar dhe të nëntën ndeshjen radhazi pa humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *