Wimbledon, kualfikohet Nadal, eliminohet Nishikori

Vijon forma perfekte e Rafael Nadal. Spanjolli u kualikua në ruandin e 4-t të Wimbledon-it, grand-slam-it më të rëndësishëm të vitit pasi mposhti lehtësisht në 3 sete rusin Karen Kachanov i cili e kishte të pamundur ti bënte rezistencë numrit 2 të Botës dhe favoritit numër 4 për të triumfuar mbi barin londinez. Nadal mbylli llogaritë me kundërshtarin e tij në 2 orë e 18 minuta lojë me shifrat 6-1 6-4 7-6( 7-3) në tiebreak dhe tashmë e sheh veten  në ruandin e 4-t ku  do të masë forcat me tenistin nga Luksemburgu Gilles Muller që nga ana e tij kaloi në tre sete britanikun Bedene. Surpriza e ditës së 5-të në Ëimbledon ishte eliminimi i Kei Nishikorit. 27-vjecari nipon i cili aktualisht renditet i 9-ti në Botë u surprizua nga spanjolli Roberto Bautista Agut. 3-1 me sete në favor të këtij të fundit ishte rezultati i sfidës, me Bautista-Agut që bëri një paraqitje të shkëlqyer duke shokuar Nishikorin.

Pas Stan Wawrinkas i jep kështu lamtumirën përpara kohe, grand-slamit londinez një tjetër emër i madh. Avancuan në raundin e 1/16-ave edhe Marin Cilie e Benoit Paire. Francezi kaloi në 3 sete polakun Jerzi Janoëicz, ndërkohë që shtatlarti kroat mposhti gjithashtu 3-0 me sete amerikanin Steve Johnson. Te femrat spikat fitorja e numrit 2 të Botës rumunes Simona Halep e cila mposhti në 2 sete, kinezen Peng. Nuk ndalet as 5-herë fituesja e Ëimbledon Venus Willimash. Motra e madhe e familjes Willimas mposhti në 2 sete një tjetër teniste aziatike japonezen Osaka duke u kualifikuar në ruandin e 4-t.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *