Më 9 shtator do të mblidhet seanca e parë parlamentare për legjislaturën e re

Seanca e parë parlamentare për legjislaturën e re do të mblidhet më 9 shtator, në orën 10.00.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë datë për Kuvendin e ri të dalë pas zgjedhjeve të 25 Qershorit.

Sipas Rregullores, seanca e parë drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë e nëse refuzon, nga pasa’ardhësi i tij. Gjithashtu zgjidhen tre deputetë për Sekretariatin që do të merret me procedurat e zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *