Rama jep detaje për shpalljen e 2018-ës, “Vit Mbarëkombëtar i Skënderbeut”

Kryeministri Rama jep detaje për vendimin e parë të qeverisë së re, shpalljen e 2018-ës, Vit Mbarëkombëtar i Skënderbeut. Në “Facebook”, Rama sqaron se do të ngrihet një Komision i Posaçëm për organizimin dhe promovimin e këtij viti. Sipas shefit të Qeverisë, “krahas 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar janë edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar. Rama kërkon që kushdo të japë ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve./TAR

VITI MBAREKOMBETAR I SKENDERBEUT

Qeveria e Re e Shqipërisë në vendimin e saj të parë do të shpallë Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Një Komision i Posaçëm do të ngrihet për organizimin dhe promovimin e këtij viti, ku përveç 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar. Por padyshim në harkun e vitit që i lidh këta përvjetorë, ka edhe momente të tjera për të kujtuar e kremtuar, ngjarje e figura të historisë sonë kombëtare.

Kontributi i çdokujt prej jush dhe i kujtdo që ka një ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve të VITIT MBARËKOMBËTAR TË SKËNDERBEUT, është mëse i mirëpritur🙏

Fotografia e Edi Rama
Fotografia e Edi Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *