Servilizmi dhe Integriteti personal; nga Dervish Alimi

Ne shoqerine aktuale per fat te keq akoma mbisundon sindromi anadollak i stimulimit te varesise nenshtruese te subjekteve ndaj padronit dhe i luftimit te pameshirshem te atyre qe nuk duan te nenshtrohen, nuk duan ta ‘kërrusin kurrizin’ por parapelqejne ruajtjen e fytyres dhe integritetit personal sine qua non.

Qe gjendja te jete me deshperuese, nje fenomen i tille mbisundon edhe ne qarqet akademike dhe intelektuale, ku ky sindrom supozohet te jete inekzistent fale pergatitjes superiore dhe shkalles se supozuar te larte te integritetit personal, kundrejt te tjereve qe vuajne nga kompleksi i inferioritet dhe parapelqejne qe ne jete te depertojne me ane te levdatave dhe lajkave ndaj atyre prej te cileve varen drejtperdrejt, si ne jeten e perditshme shoqerore ashtu edhe institucionale.

Krahasuar ne kete aspekt, mund te nxjerrim konkluzionin se kjo tipare edhe e definon karakterin individual njerezor, ndermjet atyre qe zgjedhin te haperojne perpara pa u perkulur dhe krenare drejt sfidave te jetes, qe normalisht se i sprovon perdite me batica dhe zbatica, por qe ia dalin vazhdimisht me te forte dhe me te afert ndaj Zotit dhe njerezve te mire dhe te ndershem, dhe te atyre qe e zgjedhin rrugen me te lehte dhe me te shkurter, dhe te cileve nuk u pengon edhe te perkulen, te servilosen, pa kursyer levdata per shefat dhe padronet e tyre, sa here qe kjo u kerkohet, por qe ne fund perfundojne te dhunuar dhe te poshteruar shpirterisht, sepse kane zgjedhur jeten me te lehte dhe pa gjemba dhe qe frikesohen nga pasiguria financiare dhe nga sprovat dhe sfidat e perditshme jetesore, qe fundja edhe duhet ta forcojne karakterin individual te nje individi.

Dobesimi i karakterit dhe jeta e tyre e zbrazet shpirterore normalisht qe ata i largon nga rruga e e drejtesise dhe e ndershmerise, sepse ata ne kete rrugetim nuk hezitojne te shkelin dhe shkaterrojne ne menyre te paskrupullt fate individuale dhe familjare njerezore te atyre qe u dalin perpara, me çka edhe marrin rrugen e ‘qoftlargut’ dhe te njerezve te padrejte dhe pandershem, te cilet njerezimi dhe shoqeria pse jo edhe drejtesia e zotit, heret apo vone do t’i gjykoje per rrugen e zgjedhur.

Kur e gjykojme ne kete rrafsh psikologjik normalisht qe secilit individi ne jete i ka rastisur te ballafaqohet me sprova te tilla, qofte ne vendin e punes dhe sidomos ne politike. Prandaj eshte bere mode dhe si duket keshtu ka qene gjithmone qe, nga njera ane, udheheqesit dhe kryetaret e partive te parapelqejne dhe te afrojne njerez qe dikur ne ushtri i quanim me perbuzje ‘perfitues (grebatorë=gervishtes)”, apo qe tash i quajme puthadore, sahanlepires dhe çantabajtes, sepse kjo eshte per ta rruga me e lehte dhe pa ‘xhunga’ dhe pa kthesa te rrezikshme ne rrugetimin gjegjesisht ne karrieren e tyre politike.

Nga ana tjeter, kete e perfitojne me mjeshtri “perfituesit” te cileve nuk u pengon ta nderrojne fytyren, te perfolin dhe shpifin per te tjeret, te rrezikojne dhe marrin ne qafe ata qe ua këlliqin ujin dhe ‘prishin gjumin’ shefave te tyre, duke i lartesuar ata ne piedestalin me te larte te mundshem, si njerez te pazevendesueshem dhe te pafitueshem.

Pasi qe te tillet jane shumice si votues individuale, ata edhe mund te fitojne ne zgjedhje, por fitorja e vertete e quajtur “Greater good” normalisht do te mungoje, sepse atyre nuk u intereson te fitoje “e mira e pergjithshme”, por vetem “e mira personale” dhe me kete zgjedhje Ne do te vazhdojme te “haperojme ne vend” duke u marre me njeri tjetrin individualisht, dhe duke mos aspiruar te bejme ndryshimin ne aspektin e pergjithshem.

Nese secili do ta bente punen e vet me perkushtim dhe ndershmeri, nuk do te ekzistonte “e keqja”, dhe te gjithe do te ishin te lumtur me zgjedhjen e “rruges se vertete”. Kesisoj nuk do te mungonin edhe rezultatet dhe mireqenia e pergjithshme, por per ta bere kete lufte, normalisht se udheheqesit do t’i zgjidhnin “ushtaret e tyre me te mire” ashtu si trajneri qe i zgjedh lojtaret me te mire per te korrur fitore ne fushe. Por, per te bere perzgjedhjen e duhur normalisht se duhen ndryshuar kriteret dhe pergatitjen profesionale te kandidateve gjegjesisht te lojtareve ne fushe, sepse servilistet nuk jane te mesuar me ballafaqimin me sprovat dhe sfidat jetesore por me ikjen prej tyre dhe strehimin ne ‘hijen e çadres e sigurte te pushtetit’.

Konkluzivisht, po keta te njejtet jane te prirur te nuhasin se “çadra eshte shpuar” dhe nuk i mbron me, dhe te paret do te versulen me shigjetat e tyre te lajkave dhe levdatave per te gjetur vend nder te paret ne çadren e pushtetit te ri, dhe do t’i sherbejne ketij me po aq devotshmeri dhe servilizim, sepse per kete jane tashme te specializuar dhe te paaritshem.

Megjithate pa marre parasysh epilogun e palakmueshem te atyre qe zgjedhim te mos behen hyzmeqare, por te çajne perpara me forcat e tyre, ata jane fitimtare te padiskutueshem ne fushebetejen e jetes se perditshme dhe ne haperimin e tyre, krenare qe e kane zgjedhur rrugen e vertete te drejtesise dhe per te bere vepra te mira ne jete, edhe atehere kur kjo u kthehet me te keq, sepse jane te vendosur dhe te palekundur ne besimin se drejtesia vonon por nuk harron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *