Taravari i prish punë Selës në Strugë dhe vetes në Gostivar

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, që njëkohësisht kandidon në Gostivar pa pasur guximin të japë dorëheqjen nga posti në Shkup, ka shkaktuar tjetër dëm kryetarit të partisë së tij Ziadin Sela.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela është kritikuar në Strugë për menaxhimin nga ana e tij të shqetësimit të kazinove në qytet, për të cilat ai ka thënë se janë në kompetencë të qeverisë qendrore.

Ndërkohë stafi i Taravarit ka publikuar një video pikërisht duke e ringritur këtë problem. Kjo e rivendosi Ziadin Selën sërish nën kritika.

Por fushata e pakujdesshme e Arben Taravarit, me këtë veprim, duket se ka shkaktuar probleme edhe për vetë atë. Tani, në media janë shfaqur disa dokumente ku shihet se ministri Arben Taravari është pronar në Gostivar i një mjedisi që është dhënë me qira për një kazino.

Taravari ende nuk ka komentuar dëmet politike ndaj kryetarit të partisë së tij apo lidhur me kazinonë e hapur në pronën e tij./aktuale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *