KRRE: Prej mesnatës, derivatet e naftës për gjysmë denarë më lirë

Çmimet me pakicë të benzinës, diselit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri, prej sonte në mesnatë ulen për 0.50 denarë për litër… 

Sipas vendimit të sotëm të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 arrin në 63 denarë për litër, Eurodisel do të shitet për  51 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 39,50 denarë për litër.

Çmimi i benzinës Eurosuper BS-98 mbetet 65 denarë për litër. Për 0.421 denarë shtrenjtohet mazuti M-1 NS dhe një kilogram do të shitet për 26.287 denarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *