Sallatë dimërore me portokall të kuq dhe avokado

Ata që janë me dietë, për shkak të yndyrnave të mira të avokados, mund ta kalojnë drekën edhe vetëm me një sallatë si kjo më poshtë dhe me një fetë bukë të zezë. Është e shijshme dhe si të gjitha sallatat, fare e thjeshtë!

Për 2-3 persona

Për sallatën
● 100g lakër e bardhë, e grirë imët
● 1 avokado e pjekur, por e fortë, e qëruar dhe ndarë në feta të holla
● 1/2 qitro i kuq i prerë në feta të holla
● 1 grusht fara pishe
● një grusht kokrra shege

Për vinagrette
● 2 lugë vaj ulliri
● 2 lugë lëng limoni
● pak kripë e piper
● I përziejmë me pirun përbërësit e vinagrette-s dhe spërkasim sallatën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *