Politika pa shkence eshte dogme – nga Prof Bashkurti

Degjova keto dite se nje politikan i larte i Qeverise se Kosoves ka thene se politika nuk paska nevoje per zgjidhjet e shkences, per rrjedhoje as per shkencetaret!!!! Nuk dua ta besoj. Uroj te jete ndonje lapsus lingua ose ndonje loje rrjetesh sociale.

Eterit e politikes

Sokrati, Aristoteli, Platoni ne antikitetin Helen. Akuini, Makiaveli, dr. Luteri nga Mesjera e Hershme deri ne ate te vone. Fojerbahu, Hegeli, Gete, Grocius, Shiler e Volteri klasiket e mendimit filozofik politik. Rishelje, Lock, Monteskje themeluesit e politikes moderne, te shtetit dhe te marredhenieve nderkombetare dhe te iluminizmit. Meterniku, Talejrani, Sent Simoni ndertuesit e sistemit Europian e nderkombetar konsesual e multilaterar, hedhesit e bazave juridike te shtetit dhe te drejtes nderkombetare.

Me tej Bismarku dhe Franc Jozefi deri te Uidrou Uillson e Lenini ne rendin e Versajes qe mbyllen shekullin e 19- dhe i hapen rrugen ideve te reja universale, Lidhjes se Kombeve, diplomacise publike dhe Traktateve te Paqes.

Curcilli, Rusvelti, Keinsi, Zhan Mone, Kisinger e deri te lideret bashkekohor te pas Luftes se Dyte Boterore e kane lidhur mendimin dhe veprimin e tyre politik ngushtesisht me arritjet e shkences.

E perbashketa e tyre

Te gjithe eterit e politikes kane pasur vleresimin me te larte per shkencen. Shumica e tyre kane ardhe nga shkenca drejt politikes dhe asnjehere nuk i ndane keto dy fusha veprimtarie shoqerore.

Shkenca eshte lufte per te verteten. Politika eshte arti i mobilizimit te burimeve njerezore per te realizuar idealet, deshirat dhe nevojat e njerezve.

Idealet, deshirat dhe nevojat e njerezve permbushen nese bazohen tek dituria, kultura dhe shkencat. Ndryshe ato nuk mund te realizohen. Kesisoj politika pa dituri, kulture dhe shkence eshte rruga drejt deshtimit.

Politika eshte koncentrim i ekonomise. Ekonomia eshte shkence nga me rigorozet. Politika pa ekonomi eshte retorike boshe. Ndersa politika ekonomike pa shkencat ekonomike eshte rruga drejt varferise dhe falimentimit.

Politika eshte dimension i gjere social. Sociologjia eshte inxhinjeria e shkencave humane. Politika pa dimensionin social humbet qellimin themelor-njeriun. Por dimensioni human studiohet si shkence e inxhinjerise sociale. Kesisoj politika pa shkencat sociale eshte rruga e sigurt drejt perplasjeve dhe katastrofave shoqerore.

Politika ka permasa te gjera nderkombetare gjeopolitike, gjeostrategjike, gjeoekonomike, gjeokulturore dhe diplomatike, bilaterale dhe multilaterale. Kesisoj politika nderkombetare dhe diplomacia jane nder shkencat me te komplikuara dhe shume dimensionale. Themelet e tyre jane gjeografia, historia, politika nderkombetare, ekonomia, e drejta nderkombetare, siguria, kulturat, teknika, teknologjia, mjedisi, diplomacia.

Politika nderkombetare dhe diplomacia pa keto shkenca jane te verbera. Si te verbera ato krijojne deshtime dhe kriza te pashmangshme per shtetet qe perfaqesojne, por edhe pertej tyre.

Politika pa shkence dogme.

Nese politika nuk ka nevoje per shkence ku i gjen ajo ndricimet e rruges se saj? Ku i mbeshtet argumentet per politikat, projektet dhe programet e saj? Si i parashikon pritshmerite e realizimeve dhe perballjen e sfidave? Me cfare mekanizmash i mate sukseset dhe deshtimet? Si i ben analizat krahasuese dioptrike dhe diskronike?

Pergjigjet e gjithe ketyre pyetjeve te shpien drejt shkencave. Vetem nepermjet shkencave politika mund te verifikoje veten e vet. Nese politika nuk mbeshtetet ne shkence pyetjet e lart permendura ngelen pa pergjigje.
Per rrjedhoje politika shnderrohet ne dogme.

Politikat dogmatike nuk jane zhvillimore. Si te tilla jane deshtake. Politikanet qe mendojne se politika nuk ka nevoje per shkence dhe se qeverisja nuk ka nevoje per shkencetare jane obskurantet e koheve moderne. Ato bllokojne ndryshimet, levizjet e zhvillimet.

Politikanet dogmatik ose antishkence jane tragji-komik. Ato qendrojne midis Makbethit te Sheksprit dhe Don Kishotit te Servantesit….qe te dy jashte kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *