Editorial nga Bekim Adili; Sa shumë fëmijë i falim Perëndimit e Amerikës

Gjatë një udhëtimi, duke gjurmuar në internet në një artikull rastisa se në rajonin tonë të parët ishin shqiptarët për nga numëri që braktisin vendin e tyre dhe që i bjen të jemi të fundit për nga dinjiteti që na mungon, për të ndërtuar të ardhëmen në vendëlindjen tonë. Një ndjenjë dhimbjeje e shoqëruar nga turpi. Një ikje sikur të ishim në luftë, gati e përmasave lajthitëse. Një largim masiv i të rinjëve shqiptarë duke imagjinuar një jetë më të lumturë diku jashtë. E ku vetëm nga qyteti i’m i vogël Kërçova, gjatë një muaji sezoni dasmash minimalisht nëpërmjet martesave ikin jo më pak se 500 të rinjë. Ikje e cila shoqërohet me lot e dhimbje nga prindërit për largimin e krijesave më të shtrenjta që ato kanë, fëmijët e tyre.


Por cilat janë shtresat e popullatës së re që i falim botës së jashtëme dhe cilat janë motivet e largimit të tyre!?

Kategoria e parë e të rinjëve synojnë ikjen përmes krijimit të lidhjeve dashurore, të cilët më pas në ato vende ku shkojnë, nisur nga qëllimi për të siguruar një stabilitet ekonomik, përballen me situata nga më të ndryshme. Duke filluar nga vështirësit e integrimit brenda familjeve ku ato shkojnë të jetojnë, me botëkuptimet e ndryshme që kanë mes tyre partnerët e rinjë, nga niveli kulturorë jo i ngjashëm, nga rregullat strikte që vendet e perëndimit vendosin veçanërisht për emigrantët duke i diskriminuar nëpërmjet ligjeve pa e kuptuar ato, e nga një sërë sfidash të kësaj natyre, të cilat të rinjëve që ikin jashtë,ju krijojnë kompleksin e nënshtrimit të dyfishtë, ku një pjesë e tyre edhe pse krijojnë pasuri monetare, humbin atë që është më e shtrenjtë në jetën e njeriut të botës shpirtrore.

Kontigjenti tjetër i të rinjëve që ikin përmes agjencioneve të punësimit, duke braktis këtu vende pune, kuadro të cilëve nuk ju mungonë potenciali të jenë zotër të vetes në vendëlindje, por që lehtësisht i dorëzojnë qenjen e tyre shteteve ku migrojnë. Janë ikje e kategorisë që përcjellë më së shumti humbje për shoqërinë tonë dhe skarifica e tyre personale dhe familjare hidhet posht, e të cilët në shtetet ku shkojnë, kryesishtë tani vonë në Gjermani përfundojnë në peripeci pafund për vetë faktin sepse agjencionet që tregtojnë kuadrot tona i dërgojnë në vende të largëta, jashtë qendrave urbane, ju ofrojn punë që shtetasit gjerman nuk i prekin dhe ku më e keqa është se pagesat janë të vogla dhe banimi ku jetojnë pakushte optimale.

Kategoria e tret e të rinjëve që ikin e të cilët kushtet për jetes i kanë komode, është pjesa më pak e justifikueshme e largimit të tyre, të cilët kryesisht për bazë kan “zilin për pasuri”, element që i shtyen të ikin për të krijuar më shumë pasuri,duke mos e kuptuar se sëmundja më e rëndë e të qenurit të varfër është të “jesh ziliqar”, (njerëz të cilëve nuk ju ngopet syri e shpirti janë gjithnjë të varfër).
Faktorët e braktisjes së vendëlindjes janë disa, por tre janë më përcaktuesë e të cilët duhet luftuar për të frenuar këtë fenomen shqetësues për të ardhmen e kombit tonë në këtë shtet:

Thonë që faji është jetim e ju takon të gjithëve nga pak dhe në realitet mesa duket kjo thënje na rezultonë si e vërtetë.Kështu fajtor fillimisht në shumë raste ndoshta janë edhe prindërit të cilët duhet fëmijëve qoftë edhe duke ju lustruar me shembuj ti njohin me ecurin e jetës e cila është e ndar në disa etapa.Pra duke ndikuar pozitivisht në formësimin e personalitetit të tyre,fëmijët duhet të informohen se atje ku do shkojnë gjithmon do ndjehen të huaj,se luksi që pretendojnë se do sigurojnë është një ëndërr nga ku nuk sigurohet lumturia,se edhe nëse do ngrihen në biznese,përsëri pasuria do ju ngel shteteve ku paguajn tatime e kredi,se fëmijët e tyre që do rrisin nuk do ju flasin në gjuhën tonë e do t’jua falin vendeve të huaja,se një ditë do shikojnë se pasuria e vërtet është familja e cila në rrethanat e atjeshëme është e vështir për ti mbajtur afër fëmijët që rriten me shumë mund,e ku së fundi në pleqëri është vetëmija që do përjetosh,e që pasuria shpirtërore nuk zëvendësohet nga bota materiale.

Një pjesë e fajit që nuk ushqehen nxënësit si dikur me ideale,ju takon sot edhe mësimdhënësve.Të cilët ashtu sikurse na ushqenin me dashuri për atdheun e kombin tonë mësuesët e dikurshëm,edhe pedagogët e ditëve tona duhet t’ju rrëfejn nxënësve të tyre,se në kohë më të vështira,kur gjatë periudhës së luftrave ballkanike,veçanërisht gjatë viteve 1912/13, çetnik të armatosur kanë vrarë,egzekutuar,plaçkitur e terrorizuar gati çdo shtëpi shqiptare,por që numri i atyre që ikën drejt Turiqis në atë kohë nuk ishte i këtyre përmasave.Pra edhe pse të pa arsimuar,të parët tanë na rezultonë të kenë qenë më të dinjitetshëm.Ato pavarsishët masakrave të përmsave të mëdha që përjetuan,vazhduan të ndërtojnë jetën e tyre në votrat që ju lan trashëgim prindërit,duke vazhduar kështu jetën në tokën ku lindën.Kështu sot është një detyrim i mësuesëve tanë,që të porosisin nxënësit e tyre se është një detyrim moral e kombëtarë të qëndrojnë në truallin për të cilin është derdhur djers,mund,sakrificës e gjak që sot e sa të jetë jeta ta trashëgojnë brezat e origjinës sonë.Sepse jo rastësisht thuhet;”se 1 dimër në vendëlindje është më i ngroht se qindra pranëvera në vend të huajë”.

Faktori tret e jo më pak i rëndësishëm i ikjes së rinisë është klasa jonë politike. E cila pavarsishtë se në dekadat e fundit kemi kaluar si komb në tërsi situata dramatike,në decenien e fundit padyshmi se pjesë e fajit nga kjo ikje që po ndodh,i takon keqëqeverisjes e cila ka qenë e shoqëruar me korrupsion përgjatë punësimeve,me nepotizën ku janë punësuar kryesisht të afërmit e pushtetarëve,ku nuk është respektuar aspak meritokracia,ku janë favorizuar afaristë të pameritueshëm,ku në vende udhëheqëse nuk janë vendos profesionistë të fushave përkatëse,e ku si rrjedhoj e saj me të drejt duke ndjer një përçmim,janë larguar potenciale si dhe kuadrot më të mira të profileve të ndryshme.

Sidoqoftë në rrethanant e krijuara të gjithë shikojm me shqetësim këtë fenomen por nuk ndërmarrim asnjë nisëm konkrete,për të parandaluar këtë ikje të përmasave shqetësuese e në shumë raste aspak e justifikueshme.
Kështu kur sot situata e statusit tonë është më e mirë se në çdo periudhë tjetër të historisë,kur perspektiva bëhet gjithnjë me e qartë sidomos pas antarsimt të vendit në strukturat euro-atlantike,kur infrastruktura nuk mungonë në çdo vendëbanim,ku hapsirë për punësim në sektorin privat ka sa të duash me pagesa të mira për standartin në të cilin jetojmë,(kujtojm këtu se bashkëkombasit tanë nga shteti amë janë prezent në çdo fshat tonin ku me punën e tyre që bëjn këtu,mbajn familjet prej nga ato janë),pra kur thuajse asgjë nuk mongon,fatëkeqsisht në shtëpit tona nuk përkunden djepa si dikur,e si rrjedhojë shumë pak fëmijë rriten në vendëbanimet tona e shumica lindin jashtë.
Andaj ajo që më së shumti në këtë rast kërkohet nga ne është ta duam më shumë vendin tonë dhe mos lakmojmë botën e jashtëme,të bashkojmë energjit dhe kapitalet për të investuar në tokën tonë,mbi të gjitha të mbjellim më shumë optimizëm se sa ushqejm pesimizmin e mbi gjithçka ta mësojm veten të punojmë më shumë e të pakësojm fjalët boshe që gumzhojnë nëpër kafenet e qyteteve tona dhe rrjetet sociale.
Së fundi ndaj bindjen,se është koha kur pushteti lokal duke pas për bazë dashurin unikate që mërgata ushqen për vendin e origjinës së tyre,(ku rezultonë se vetëm gjatë sezonit veror sjellin mbi 1 miliard euro në këtë shtet),që të mendojë në partneritet me pushtetin qëndrorë,organizatat e huaja,ambasadat e shteteve mike,afaristët tanë që kemi jashtë dhe me biznesin lokal, të ndërtojë projekte,nëpërmjet të cilave të paktën do të bëhen përpjekje,që nëpërmes programeve të studiuara të ofrohen bursa dhe punësim për studentët e mirë,grande të ndryshme për të stimuluar hapjen e ndërmarrjeve të vogla prodhuese, të ofrohen punësime të sigurta për çiftet e reja që vendosin të jetojnë këtu,biznesit vendas ti ofrohen kredi afatgjate e me interesa të volitshme,të hapen shkolla profesionale për të krijuar më shumë zanate nga ku do të kishim pastaj më shumë ndërmarrje të profesionalizuara,projekte konkrete nga të cilat do mund të thithen investime nga mërgata jonë,të ngrihen iniciativa bazuar edhe në praktika të vendeve të ngjashme me shtetin ku jetojmë,e të cilat suksesshëm kanë siguruar mirëqenje për qytetarët e tyre dhe që kanë zbutur ikjen e të rinjëve jashtë vendit.
Pra është koha për tu bashkuar disa kuadro që kanë passion e dashuri për profesionet e tyre dhe vendëlindjen tonë të përbashkët, për t’ju dhënë frymë iniciativave konkrete,ku përmes organizimi në disa forume të hartohen nisma të natyrave të tilla, e të cilat padyshim nuk do ju mungojë rezultati sado i vogël qoftë,por që në këto rrethana padyshim se do të cilësohet si një moment këthese nga ku mund të lindi shpresa te një pjesë e të rinjëve, që me plot dinjitet të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre. Fundja, e ku ka më mirë se të jesh qoft pak më i varfë, por zotë në shtëpin tënde,se sa i pasur por robë i të tjerëve në vend të huaj!

Nga Bekim Adili Editorial

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *