Të parandalojmë marrëzit që ndodhin në shkollat tona!

Editorial nga  Bekim Adili

Jemi në pragë të fillim vitit të ri shkollor.
Është koha kur duhet të ndërmerret diçka në përmirësimin e situatës gati alarmante që mbretëron në shkollat tona, e ku në sipërfaqe nuk vrehet një impenjim i till.
I shqetësuar si çdo prindë që ka fëmijë në shkollë si dhe në cilësin e pozicionit të dyfishtë si aktivistë i sektorit civil, por i obliguar moralisht më shumë në aspektin profesional si gazetar, lëshojë kushtrimin ndaj secilit që ndjen peshën e fajit, e që ka një mundësi për të dhënë kontribut në luftën që duhet t’i shpallim të keqes që na ndodh në shkollat tona, të bashkohemi duke ndërmarr nisma, me vullnetin e mirë për të përmirsuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet arsimi,e që pasojat rëndojnë mbi krijesat më të dashura, fëmijët tanë.
Gjendja që është krijuar në institucionet e arsimit,për shumë arsye ka arrit në përmasën e një këmbane alarmi,mbi të cilën ne duhet të reflektojmë bashkarisht në mënyr që të demaskojmë problemet që me vite të tëra shoqërojnë procesin arsimorë.
Të gjithë pajtohemi se arsimi është shtylla e zhvillimit të një kombi dhe po të gjithë bashkarisht duhet pranuar se stagnimi ynë,ngecja në tërsi dhe ikja e një pjese të rinisë jashtë,vjen si rrjedhojë e problemeve e fenomeneve me të cilat karakterizohet arsimi,kryesishtë në gjimnazet tona,pa përjashtuar këtu atë nëntvjeçar dhe atë universitar.
“Diagnostifikimi” i problemeve është i identifikueshëm,duke filluar nga mungesa e opozitës reale në dy dekadat e fundit,ku si rrjedhoj pozita në pushtet nga ky komoditet ka thelluar haraçin në qeverisje.
Nga pasiviteti Lidhjes të Arsimtarëve Shqiptar,ku Ministria e Arsimit s’ka ndërmarr asnjë reformë serioze. Nga heshtja e Këshillit të Prindërve duke mos reaguar se gjimnazi detyrueshëm që përfshin nxënës edhe me të meta në procesin shkollor,ka krijuar haos në arsimin e mesëm. Nga shëndrrimi i Drejtorëve dhe Këshillit të Shkollave në marioneta të politikës, ku punësimet dhe emrimet pa kritere, kanë ulë cilësin në arsim.
Pra ndërhyrja e paprincipt e politikës, në shkollat tona ka prodhuar një gjendje gati mjeruese ku pakuptimishtë procesi mësimorë ende zhvillohet si përpara shumë dekadash. Kështu në mungesë të menaxhimit e të mos interesimit edhe pse kostoja është simbolike e që sigurohen mjete financiare lehtësisht nëpërmjet donacioneve, sot tabelat elektronike akoma i zëvendëson si dikur shkumësi.
Institucione shkollore ku imazhet që mund të sigurohen nëpërmjet proxhektorit në lëndët e gjeografis dhe historis, ende zëvendësohen me hartat që në shumë raste mungojnë. Epruvetat dhe mikroskopët për lëndët e bilogjisë e kimis nuk egzistojnë. Ku në shumicën e gjimnazeve tona nuk ka roje, uniformat e nxënësve nuk praktikohen e ku kamerat e vëzhgimit nuk instalohen apo nuk funksionojnë.
Ku në ambientet e shkollave tona ngatërron nxënësit me dilera që shpërndajn tymin.Institucione arsimi ku në drejtimet e maqinerisë,elelktros e të ngjashme me këto që quhen profesionale,në vend të vendosen kritere për pranimin e nxënësve më të mirë,aty regjistrohen nxënës të cilët pas katër vitesh vetëm kanë një diplom në dorë por aspak njohuri,(e të cilët disa prej tyre nga lidhjet që krijojnë i shikon të punësuar në institucione,ndërsa studentët më të mirë largohen nga dëshprimi,sepse parimi meritokracis nuk ka egzistuar).
Gjimnaze e universitete ku skandalet e “profesorëve”,hamshorë nuk i lejn të qeta vajzat e bukura.Elemente personeli nga “mësimdhënës”,të cilët imoralitetin e konsiderojnë të keqen më të vogël,madje edhe zbavitëse.Sepse në shkollat tona duhet pranuar se ndodh shumëçka ngaqë nuk funksionon vendosja e kritereve,e kontrollit nga institucionet e pushtetit,e penalizimit dhe të largimit nga puna të atyre mësimdhënësve që mbajn kurse jashtë institucionit arsimorë,e ku shpërblejnë me nota të larta nxënësit që ndjekin kurse në ambientet e tyre ilegale të cilat nuk janë të regjistruara si subjekte.
Të mungesës së pjesmarrjes në gara,të formimit të grupeve nga nxënësit më të mirë në lëndë të ndryshme,sepse nuk përjashtohet as nuk përsërit as edhe një nxënës nga ndërhyrja e njerëzve të veshur me pushtet,e ku për gjimnazistët e pakt që dalin si kuadro me potenciale të larta për të vazhduar edhe në universitetet europiane,është për të ardhur keq, sepse ato nxënës me shumë përpjekje marrin njohuri e pregaditje duke punuar individualisht jashtë,se sa brenda ambienteve të gjimnazeve tona,të cilat në disa raste më shumë duken si çerdhe narkomanie e amoraliteti,se sa si institucione ku merret dija në pregaditjen e gjeneratave të reja.
Pra diagnostifikimi nuk është problem aq sa është dhënja e terapisë për të shëruar këtë situat nga e cila duhet të turprohemi të gjithë kur shikojm se sa të papërgjegjshëm jemi ndaj fëmijëve tanë.Pasuria më e madhe sot ku bota përparimtare investon janë në nxjerrjen e resurseve të burimeve njerëzore.
Andaj kërkohet angazhim maksimal nga drejtuesit e institucioneve në varësi të cilëve janë shkollat, të cilët duke zgjedhur pedagogë, udhëheqës e profesionistë cilësorë, e ku mbi të gjitha i karakterizonë vullneti, t’ju ofrohet mbështetje e plotë në hartimin e korrikolumave, nga të cilat të zhvillojnë politika për kërkimin e reformave në arsim e të zbatimit atyre aktuale, në të cilat duhet të përfshihen:
– Që të vendosen uniforma, roje e kamera vëzhguese në objektet shkollore;
– Mos lejohet qëndrimi nxënësve në shkollë me celular;
– Mos lejohet hyrje-dalja e nxënësve jashtë ambienteve të shkollave derisa të përfundojë mësimi,
– Mos lejohet hyrja e nxënësve dhe pedagogëve që vonohen në orarin e mësimit;
– Kabinetet të pajisen me elmentët e nevojshëm;
– Ndaj pedagogëve të papërgjegjshëm të merren masa përjashtuese;
– Nxënësit problematik të largohen nga shkollat e ato që nuk mësojnë të përsërisin;
– Të motivohen me eskursione, pushime e bursa të ndryshme nxënësit e shkëlqyeshëm;
– Të kërkohet nga viti tjetër shkollimi mesëm mos jetë i detyrueshëm;
– Që nxënësit para regjistrimit ti nënshtrohen një testi;
– Për ato që nuk plotësojnë kriteret të hapen drejtimet e “zanateve”, si dhe
-Të përmirsohen tekstet shkollore në lëndët e historisë, letërsisë e gjeografisë.
Pra vetëm nëpërmjet vendosjes së një dicipline e disa kritereve, bashkë me rritjen e cilësisë,shkollat tona do të shëndrrohen për nxënësit në një ambient më të dashur,atraktiv dhe stimulues.Veprim i cili padyshim do të kishte një impakt direkt në ngritjen e cilësisë,e si rrjedhojë e saj edhe të daljes së kuadrove profesionistë e të cilët me dinjitet të nesërmen do të konkurojnë në tregun e epokës së globalizmit e cila sapo ka filluar.Gjenerata ndaj të cilëve kryerja e detyrimit tonë ndaj pregaditjes së tyre për të patur një të ardhme me më shumë perspektiv do na bënte të gjithëve të ndjehemi krenar!

 Bekim Adili

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *