Komisioni LIBE voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme (LIBE), në Parlamentin Evropian ka votuar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Tanja Fajon raportuese për çështjen e vizave për Kosovën, vlerësoi si hap shumë me rëndësi për Kosovën.

Në favor kanë qenë 30 vota pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe 10 kundër.

Kosova mori rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve në zonën ‘Schengen’, përderisa ky rekomandim duhet të marrë dritën e gjelbër edhe nga instancat e tjera të BE-së.

Burimi:GazetaSHQIP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *