Privilegjet e deputetëve në Maqedoni

Rroga e deputetit ne Maqedoni, mbi 1 mije euro

Përderisa shumica e qytetarëve mundohen të mbijetojnë me një rrogë mujore prej 250 euro dhe të tjerët me asistencë sociale prej 2 deri 4 mijë denarë, të zgjedhurit e popullit janë vetmit që edhe përkundër faktin se marrin mbi …… 60 mijë denarë rrogë mujore, me disa përjashtime, shprehen të pakënaqur me pagat e tyre. 
Sipas të dhënave nga sekretari i përgjithshëm i parlamentit, gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, rroga neto e deputetëve ka lëvizur nga 60.400 denarë deri më 71.700 denarë, ndërsa paga neto e kryetarit të Parlamentit në tetor ka qenë 90.489 denarë. 
Edhe pse deputetëve zyrtarisht nuk u paguhet mëditje për pjesëmarrje në seancat plenare, megjithatë në llogaritë e tyre bankare marrin nga 50 deri në 100 euro si kompensim për harxhimet e bëra gjatë udhëtimit nga shtëpitë e tyre e tyre deri në Parlament. Kështu, gjatë vitit të kaluar, deputetëve për udhëtime zyrtare u janë paguar mjete në vlerë prej 2.450.999 denarë ose rreth 40 mijë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *