Shfaq Zonjën e Parë duke kërcyer nudo në Shtëpinë e Bardhë, mediat amerikane dënojnë reperin

Reperi i famshëm T.I është rikthyer në vëmendjen e të gjithëve por fatkeqësisht jo në një mënyrë pozitive.

Ai ka postuar në platformat sociale një trailer të projektit të tij më të ri muzikor kundra Kanye West dhe Shtëpisë së Bardhë.

Reperi qëndron i ulur në tavolinën e Donald Trump ndërkohë që sozia e Melania-s shfaqet me xhaketën e saj famëkeqe ku shkruan “nuk më intereson”.

Ajo kërcen në zyrën e Presidentit të SHBA-ve e më pas heq xhaketën dhe krejtësisht e zhveshur vazhdon kërcen për T.I. Ky ‘diss’ shkon për ish kolegun e tij Kanye West i cili është mbështetësi më i zjarrtë i Donald Trump si edhe për vetë Shtëpinë e Bardhë përfaqësuesit e të cilit, sipas tij nuk janë aspak të denjë për popullin amerikan.

Video e tij nuk është pritur aspak mirë nga publiku dhe Shtëpia e Bardhë të cilët janë shprehur se kjo është gjëja më fyese që kanë parë të prodhohet nga një artist. Video-ja shokuese është fshirë menjëherë nga platformat sociale si një dënim për 38-vjeçarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *