Komisionit Evropian shpreh qëndrimin për azilin e Gruevskit

Komisioni Evropian thotë se nuk kanë marrë konfirmim nga Hungaria se i është miratuar kërkesa për azil ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Image result for Komisioni Europian shpreh qëndrimin për azilin e Gruevskit

“Kuptohet se jemi të njoftuar me situatën e Gruevskit, i dënuar për korrupsion në vendin e tij”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian për MIA-n.

Ata theksojnë se sipas të drejtës evropiane dhe të drejtë ndërkombëtare, vendet anëtare individualisht vendosin për kërkesat për azil.

Ato rikujtojnë se “pas disa viteve mbrapsht”, Maqedonia “bën progres në sundimin e së drejtës siç vlerësoi Këshilli për punë të përgjithshme në përfundimet e qershorit të vitit 2018”.

Ndërkaq, sot euro komisionari Jahahnes Hahn kërkoi nga Viktor Orban sqarime nëse i është kërkuar azili Gruevskit. Ai thotë se nuk është e logjikshme që Hungaria ta mbështes Maqedoninë në BE, e më pastaj ta konsiderojë për vend jo të sigurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *