Horoskopi Janar 2019

Dashi

Dashi21.03-20.04

Idetë tuaja nuk janë shumë të popullarizuara. Njerëzit së fundi janë detyruar të ndjekin rregulla shtypëse. Sa më shumë liri që u jepni për të bërë punën e tyre, aq më shumë do t’ju respektojnë. Çështje që lidhen me sigurinë dhe transparencën financiare janë ndryshe. Në këto raste, duhet të jeni formal. Frustrimet e vazhdueshme për do të ju bëjnë të largoheni nga një punë stresuese. Rezistojini kësaj ideje sepse do të reflektojë keq në ju.


Demi

Demi21.04-20.05

Një ekspert nuk është i impresionuar me punën tuaj dhe mendon që jeni amator. Ka pak të vërtetë në këto kritika por jo gjithçka. Në vend se të keqkuptoni këto vërejtje, merrini me zemër. Nëse avancoheni në shkollim do të përmirësoni performancën dhe do të kërkoni respekt. Një problem i papritur me një agjenci burokratike do t’ju detyrojë ta bëni një plan të ri. Nuk është e lehtë të jeni fleksibil: duhet të bindni tjerët se ideja juaj është më e mira.


Binjakët

Binjakët21.05-20.06

Paratë që i merrni nga një trashëgimi, çështje ligjore apo rimbursim do të vonohen. Mund të jetë e nevojshme të merrni këshilla ligjore për të menaxhuar si duhet paratë. Keni durim dhe gjeni mënyra tjera për të paguar faturat. Jeni tipa me shumë burime kur keni telashe. Një sjellje jo e mirë e një miku po ju shqetëson. Ka gjasa që ata janë duke rënë pre e një varësie a obsesioni. S’ka rëndësi sesa shumë provoni t’i arsyetoni, do të merren me besime të paarsyeshme.


Gaforrja

Gaforrja21.06-20.07

Nuk është koha e duhur të nënshkruani kontratë apo marrëveshje. Jeni duke u përballur me dikë që insiston t’i bëjë të gjitha sipas mënyrës së vet. Kjo thjeshtë nuk është e drejtë. Keni shumë më tepër mundësi si agjentë të lirë. Nëse jeni shqetësuar për stabilitetin e punëdhënësit tuaj, kërkoni një vend tjetër pune. Do të ju duhet kohë ta gjeni pozitën që përshtatet me talentin tuaj kështu që keni durim.


Luani

Luani21.07-20.08

Qëndrimi juaj ka shumë ndikim në shëndetin tuaj. Nëse ndiheni të lodhur dhe të irrituar, ktheni mendimet në kujtime të këndshme, plan inspirues apo kënaqësi sensuale. Sa më mirë që ndiheni, aq më lehtë e keni. Keni telashe në përshtatjen me ndryshime të padëshirueshme? Në vend se të zhyteni në zhgënjim, kërkoni të mirat e kësaj situate. Nën sistemin e vjetër, keni qenë të detyruar të veproni konform rregullave kufizuese.


Virgjëresha

Virgjëresha21.08-20.09

Do ta dëmtoni një miqësi potenciale nëse jeni shumë konkurrues. Vetëm për shkak se ndani një interes të përbashkët me dikë nuk do të thotë se jeni rivalë. Keni zotëruar disa aspekte të kësaj teme, derisa ata janë përshtatur me disa të tjera. Bashkë mund të bëni punë të mrekullueshme. Një mik i besueshëm do t’ju tradhtojë për një sekret. Është zor të mbani zemërimin por mendoni mirë para se të veproni.


Peshorja

Peshorja21.09-20.10

Familja po provon t’ua minimizojë emocionet. Jeni lodhur duke kërkuar falje për zemërimin apo pikëllimin tuaj. Herën tjetër kur dikush pretendon që po ekzagjeroni, mbajeni qëndrimin tuaj. Jeni persona shumë të ndjeshëm me emocione të fuqishme. Sa më shumë që respektoni këto ndjesi, më të lumtur do të jeni. Në vend se të përfshiheni në punë dhe lidhje që ju bëjnë të ndiheni keq, do të gjeni mundësi që ju mbushin me lumturi.


Akrepi

Akrepi21.10-20.11

Është zor të bini dakord me tjerët. Ju keni qasje praktike derisa fqinjët janë më emocionalë. Nuk ka rëndësi sa shumë provoni t’i bëni të arsyeshëm, do të dështoni. Kthejeni vëmendjen tek bindje që ju shpërblehen më shumë. Hyni në një garë. Mund të mos fitoni çmimin kryesor por do të fitoni respektin. Shumica e rivalëve do të bëhen miq.


Shigjetari

Shigjetari21.11-20.12

Mosmarrëveshjet për para po ju krijojnë problem në lidhje. Ju i shihni paratë e gatshme si formë energjie, kurse personi juaj i dashur si simbol të vlerës. Si rezultat i kësaj, ju reagoni ndryshe kur përballeni me sfida financiare. Vetëbesimi juaj është konstant falë bilancit të bankës. Ky besim ju mundëson të gjeni mënyra të reja të ardhurave. Gjysma tjetër e juaja nuk e ka këtë aftësi dhe ju pengon.


Bricjapi

Bricjapi21.12-20.01

Toni juaj autoritar është keqkuptuar. Në vend se të dukeni me vetëbesim, ju po tingëlloni shumë shef. Si rezultat i kësaj, do të jetë vështirë të merrni përkrahje për një propozim të guximshëm. Duhet ndryshim i qasjes suaj që të arrini sukses. Respektoni inteligjencën e njerëzve. Përcaktoni sjelljet sipas një të afërmi që gjithmonë ua ka vlerësuar mendimet, edhe kur keni qenë të rinj. Kur tregoni konsideratë u kthehet me të mirë.


Ujori

Ujori21.01-20.02

Mos u zhytni në intriga. Gjëja e fundit që dëshironi është ta keni reputacionin e dikujt që ka sjellje të keqe. Kushdo që mendon se po gënjeni për punët e tyre do të zhgënjehet shumë. Ju besoni që sinqeriteti është politika më e mirë. Lajmet pikëlluese për një të afërm apo fqinj do të ju bëjnë t’i shihni gjërat ndryshe. kur i qaseni dikujt, veprimet flasin më shumë se fjalët.


Peshqit

Peshqit21.02-20.03

Një konflikt me një mik po peshon në zemër. Keni tendencë të vini në piedestal të dashurit tuaj. Kur ata nuk i përkrahin idetë tuaja, ju zhgënjeheni por në vend se ta bëni këtë duhet të tregoni mëshirë. Askush nuk është perfekt. Një burim i qëndrueshëm i të ardhurave do të vijë papritur. Kjo ju detyron të gjeni mënyrë për të bërë para. Jeni të hapur të zhyteni në një industri krejtësisht të re për ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *