Klubet më të pasura, Reali i Madridit rikthehet te kryesojë listën

Reali i Madridit rikthehet te kryesojë listën e klubeve më të pasuara në botë. Plot 750.9 milionë euro kanë arkëtuar madrilenët vitin e shkuar, ndërsa pas tyre vjen Barcelona me 690 milionë euro, duke zbritur në vendin e tretë Manchester United me 666 milionë euro. “Djajtë Kuq” vitin e kaluar kryesonin listën. Sa i përket klubit “Los Blancos”, në rritjen e të ardhurave ka patur ndikim sidomos Championsi i tretë radhazi i fituar.

Deloitte Football Money shpjegon se kjo është gati-gati një luftë mes titanësh sa u përket të ardhurave që në total arrijnë një shifër dyfish krahasuar me 10 vite më parë. 20 shoqëritë futbollistike më të pasuara kanë fatuar të ardhura shumë të larta, e përkthyer në shifra shkon deri në 8.3 miliardë euro në sezonin 2017-2018. Një rritje vjetore prej 6%.
Sa u përket klubeve italiane, Juventusi nuk është më pjesë e 10 vendeve të para, bardhezinjtë kanë zbritur në vendin e 11-të me 394 milionë euro të ardhura. Përmirësim njeh Interi që është ngjitur në vendin e 14-të, duke njohur rritje në tre vitet e fundit. Zikaltrit kanë arkëtuar gati 280 milionë euro. Roma falë kualifikimit në gjysmëfinalen e Championsit zë vendin e 15-të me 250 milionë euro. Milan me 207 milionë renditet ne vendin e 18-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *