Bekteshi: Unë nuk e kam punësuar motrën time, që ti kërkoj të heq dorë nga vendi i punës

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka theksuar se nuk do ti kërkoj motrës së tij të largohet nga vendi i punës, pas thirrjes së kryeministrit Zoran Zaev.

“Nuk kam pasur asnjë ndikim gjatë punësimit të saj, andaj nuk mundem ti sugjeroj apo të kërkoj që të jap dorëheqje”, theksoi ministri Bekteshi.

Pas një analize të bërë, kryeministri Zaev ka marrë vendim dhe do të kërkojë nga njerëzit që janë pranuar në punë shtetërore të heqin dorë nga ajo. Përveç kësaj, kryeministri Zaev do t’i kërkojë gjithashtu Anti-Korrupsionit të kryejë një hetim të hollësishëm. Disa nga familjarët e zyrtarëve të LSDM dhanë dorëheqje nga vendet e punës. (INA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *