Formacioni i ri i Bayern Munchen pas “revolucionit”

Pasi u eliminua shumë shpejt nga Champions League dhe duke pasur vështirësi për të kapur vendin e parë në Bundesligë, Bayern Munchen ka vendosur që të bëjë një “revolucion” në skuadër.

Klubi gjerman ka nisur blerjet dhe më poshtë do t’ju tregojmë formacionin me lojtarë të rinj (të gjithë nën 25 vjeç) që mund të shohim duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Fruchtl – Portier – 19 vjeç/ Është portieri i ekipit të dytë. Edhe pse Neuer nuk e ka të shpejtë daljen në pension (është vetëm 33 vjeç), zëvendësuesi i tij është gati

Kimmich – Mbrojtës – 24 vjeç/ Mendohet se do të jetë një nga lojtarët simbol të Bayern Munchen në vitet e ardhshme.

Pavard – Mbrojtës – 23 vjeç/ Shkëlqeu në Botërorin e Rusisë dhe u ble nga Bayern në janar, por transferimi do të kryhet në verë.

Süle – Mbrojtës – 23 vjeç/ U ble në sezonin 2016-2017 dhe është titullar që kur erdhi në radhët e Bayern. Është e ardhmja e Bayern Munchen dhe Gjermanisë.

Lucas – Mbrojtës – 23 vjeç/ Lucas firmosi me Bayern Munchen duke lënë Atletico Madrid. Do të nisë aventurën e tij bavareze në korrik. Është një nga talentet më të mëdha të futbollit botëror.

Tolisso – Mesfushor – 24 vjeç/ U ble për 40 milionë euro dhe në sezonin e tij të parë luajti në nivel shumë të lartë. Në sezonin e dytë këputi ligamentet dhe duhet parë nëse do të rikthehet si më parë.

Renato Sanches – Mesfushor – 21 vjeç/ “Shpërtheu” në Evropianin e vitit 2016. U huazua te Sëansea sezonin e kaluar, por këtë vit është kthyer dhe ka luajtur më shumë se 20 ndeshje.

Goretzka – Mesfushor – 24 vjeç/ Bayern e mori nga Schalke me kosto zero, duke fituar falas një nga futbollistët më të talentuar të Bundesligës.

Coman – Sulmues – 21 vjeç/ Është vetëm 21 vjeç por ka luajtur shumë mirë te Juventus dhe Bayern. Edhe me kombëtaren franceze është grumbulluar.

Davies – Sulmues – 18 vjeç/ Në janar erdhi nga SHBA si një nga futbollistët më premtues të Amerikës së Veriut. Ka luajtur disa minuta me ekipin e parë.

Gnabry – Sulmues – 23 vjeç/ Një nga talentet më të mëdha të Gjermanisë dhe po e tregon këtë sezon vlerën e tij të vërtetë.

burimi: TCH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *