600 herë Messi, të gjithë në këmbë për gjeniun e futbollit!

Brilant, i jashtëzakonshëm! Kanë mbaruar epitetet për të përshkruar madhështinë e asaj që Lionel Messi dhuron në fushë. Mediet spanjolle e cilësojnë “Camp Noun” si tempullin e Barcelonës, ndërsa Messin, “mesinë” e tij. Gjeniu i topit dhe asi i katalanasve me dygolëshin e realizuar në Champions ndaj Liverpoolit në “Camp Nou” arrin tanimë në kuotën e 600 golave me fanellën e blaugranave në të gjitha kompeticionet duke barazuar edhe njëherë tjetër rekordin e portugezit Cristiano Ronaldo që fati e ka përcaktuar si rivalin e përjetshëm që shton adrenalinën për sfida  e suksese të tjera.

Gjithsesi pas asaj që Messi realizoi në fushë janë të shumtë ata që mendojnë se krahasimi mes të dyve tanimë është i kotë, pasi argjentinasi nuk është i këtij planeti për atë që arrin në fushën e blertë. Sidoqoftë për të mbetur tek 600 golat e sulmuesit fenomenal, 417 prej tyre Messi i ka shënuar ligën spanjolle, 50 në Kupën e Mbretit, 112 në 133 garat e Champions Leagues nga të cilat 12 nga nentë ndeshje të këtij edicioni, 13 në Superkupën e Spanjës, tre në Superkupën Europiane dhe 5 në Botërorin për Klube. Përkatësisht 491 i ka realizuar me këmbën e majtë 85 me të djathtën 22 me kokë, një me trup. Jo vetëm gjeni në fushë por edhe i përulur para pulbikut, Messi është ikona e futbollit Botëror të të gjitha kohërave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *