Facebook do të lançojnë GlobalCoin vitin e ardhshëm

Facebook, do të krijojë një sistem qarkullimi të monedhës digjitale deri në vitin 2020. Sipas BBC-së Mark Zuckerberg dhe kompania e tij do të startojë testimin e kriptomonedhës GlobalCoin deri në fund të këtij viti.

Pikërisht për këtë projekt Mark Zuckerberg zhvilloi një takim javën e kaluar me Guvernatorin e Bankës së Anglisë Mark Carney dhe me zyrtarë të lartë të Thesarit të SHBA-së.

Detajet për kriptomonedhën dhe sistemin digjital të qarkullimit të saj, themeluesi i Facebook-ut do ti bëjë të ditura këtë verë.  Kompania Facebook ka kohë që po bën kërkime për monedhën digjitale dhe po kërkon mënyra efikase  sesi ajo mund të qarkullojë që në vitin 2014-të, kohë kur Mark Zuckerberg mori pranë tij ish-presidentin e PayPal, David Marcus.

Kur u pyet asokohe për këtë “blerje” të re në kompaninë e tij, Zuckerberg u shpreh se “ashtu si shumë kompani të tjera edhe Facebook është duke eksploruar mbi teknologjinë blockchain”. Nuk është kjo hera e parë që Facebook tenton të provojë veten me monedhën digjitale. Në vitin 2009-të ai startoi projektin Facebook Credits ku përdoruesit duke përdorur lojëra dhe aplikacione mund të bënin blerje brenda sistemit të lojës.

Por kjo dështoi dhe në vitin 2013 u ndërpre. Ndërkohë Senati Amerikan ka shprehur shqetësimin e tij për ambicien e Facebook-ut për të hyrë në biznesin e monedhës digjitale. Në një letër të hapur ky Senat i kërkoi kompanisë transparencë për sa i përket privatësisë dhe mbrojtjen e konsumatorit dhe sesi kompania po planifikon të trajtojë në këtë aspekt informacionin financiar për përdoruesit e kriptomonedhës.

Burimi Top Channel*(TCH)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *