Titulli nën kampion i Shutovës nuk është pak!

Duke patur parasysh se si ishte fillimi i kampionatit shtetror në volejboll i ekipit të Shutovës, këtu në radhë të parë mendoj në rrethanat e gjithëmbarshme në klub para fillimit të kampionatit dhe në pjesa e parë të kampionatit atëherë, pa dyshim se titulli nën kampion i vendit në volejboll është e arritur mjaft e madhe e volejbollistëve të Shutovës. Ata ia dolën bashkë si kryesia e klubit e drejtuar nga Bashkim Mehmeti dhe trajneri Bejtulla Emini i cili tani më është bërë sinonim i volejbollit shqiptar nëpërgjithësi dhe atij kërçovar në veçanti. Emini ia doli në pjesën e dytë të kampionatit të rikomponoj ekipin dhe madje erdhi në situat të luftoj në finale në të dy frontet që realisht nuk është pak duke pasur patasysh periudhën e shkurtër të formësisë së ekipit. Prandaj meritojn lëvdat të gjithë ata që dhan kontribut në këtë sukses të radhë të volejbollistëve të Shutovës që edhe një herë bënë krenarë kërçovarët por edhe shqiptarët nëpëgjithësi me titullin nënkampion vendi në elitën e volejbollit.

Burimi:Tv Gurra

Posted by KV Shutova on Friday, May 24, 2019

SHUTOVA NËNKAMPION I MAQEDONISË NË VOLEJBOLL

Dje në Strumicë u përmbyll kampionati i volejbollit në vend, me ndeshjen e dytë finale që u zhvlllua në mes dy rivaleve më të fortë në kampionat Xhio Strumicës dhe Shutovës. Strumica shfrytëzoi përparësinë e nikoqirit dhe arriti t’i fitojë mysafirët me rezulatat 0:3. Ajo hyri në garën finale me epërsinë e një triumfi që më pas iu deshën dhe dy fitore për t’u shpallur kampion. Kundërshtari ynë këtë finale e fitoi si më me komodësi, pasi që Shutovës dy ditë para ndeshjes së parë finale iu lëndua përforcimi nga Brazili Willian Cézar, i cili gjatë gjithë sezonit ka shkëlqyer me lojën e tij. Dje në Strumicë për disfatën e Shutovës ndikuan edhe dyshja e referëve nga Shkupi, të cilët setin e parë në rezultat 24:23 , top të gjuajtur jashtë e referuan brenda në fushë, për të përmbullur setin në favor të Strumicës. Edhe setin e dytë zhvilloheshte lojë e barabartë, në rezultat 20:21 për Shutovën, atëherë kur haptas u sajua se Shutova mund të befasojë, reagoi arbitri kryesor duke vjedhur përsëri, bile edhe duke ndëshkuar trajnerin Emini me kartuç të kuq dhe pikë tjetër për Strumicën.
Ia dolën të gjithë të ndihmojnë edhe në fitore të setit të dytë duke e mbyllur setin me rezultat 25:22.
Në setin e tretë më gjithçka ishte e qartë, u pa se ishte e pamundur të fitohet ndeshje në Strumicë, dhe kjo ndikoi në dekoncentrimin e djemëve tanë. Kështu që, kjo betejë u përmbyll me fitore të Strumicës.

Nuk është pak të jesh nënkampion në rang shtetëror, duke ditur se sezonin e parë mbaruan në pozitën e gjashtë, andaj jemi të kënaqur nga kjo e arritur e madhe.

Përgozojmë pamasë Kryesinë për punën e shkëlqyer, kryetrajnerin e palodhshëm Bejtulla Emini për sakrificën e bërë, si dhe stafin e trajnerëve si Fluturim Mustafa, Behar Ukalli dhe Viktor Zafirov, të cilët dhanë përvojat e tyre për këtë sukses, si dhe të gjithë aktivistët tjerë ( Nebi Beqiri, Baki Beqiri, Mersim Ahmedi etj).
Përgëzime dhe mirënjohje për të gjithë volejbollistët e Shutovës, të cilët me lojën e tyre eruptive dhuruan spektakël në palestër, jo vetëm si nikoqir , por edhe si mysafir.
Falënderime të panumërta edhe për volejbolldashësit e tifozët kërçovarë që në çdo ndeshje nuk pushuan me duartrokitje, brohoritje e ovacione për të përkrahur klubin amë.

Nuk duhet lënë pa përmendur mbështetja financiare e Komunës së Kërçovës, ndërmarrjes INFINITY nga Tetova dhe Besian Ahmetit, ndërmarrjes private TERMO KIMI, kafeterisë VINTAGE, restorantit NEW AGE , mërgatës kërçovare në përgjithësi dhe asaj shutovare në veçanti, të cilët kontribuan nga Gjermania, Zvicra( Shoqata Humanitare “Shutova”) dhe SHBA-ja.

E përmbyllën kampionatin me shumë përvoja e sakrifica, me shumë fitore e pak humbje, por sporti është i këtillë vetëm një mund të jetë FITUES.
Mbetemi me shpresë se sezonin e ardhshëm do të jemi më të suksesshëm bashkë me të gjithë ju!

Me shumë respekt,
KRYESIA E KV “SHUTOVA”
Kryetar,
Bashkim Mehmeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *