Vëllazërimi me fitore spektakulare enkas për tifozët mbylli kampionatin !

Kërçovë : Vellazerimi 4 – 1 Teteksi

Autore te Golave : Sherif Rexhepi x2, Mergim Dani dhe Emin Sopa
Ekipi i Vellazerimit dje ka shkaterruar nje nga klubet me te vjetra te historis se futbollit vendore duke i shenuar kater her dhe per me teper duke e derguar nje lige me poshte edhe ate ne ligen e trete!
Ekipi i Vellazerimit i udhehequr nga njeriu i punes, i pa lodhuri Bujar Islami dhe ndihmesi i tij Behar Ukalli zhvilluan nje nga ndeshjet me te mira te sezonit, e munden kundershtarin ne cdo aspekt futbollistik, neperkemben kundershtarin dhe i shenuan kater here.
Ishte pikerisht ish futbollisti i Teteksit Sherif Rexhepi qe filloi fundosjen e Tetksit ne ligen e trete duke i shenuar golin e pare te takimit ne minuten e 28 per 1-0.
Po i njejti futbollist ne minuten e 67 shenoi golin e dyte personal dhe golin e dyte te Vellazerimit per 2-0.
Ne minuten e 72 ishte Mergim Dani qe shenoi golin e trete te Vellazerimit.
Ne minuten e 75 Valon Zeqiri shenoi golin e nderit per miqt per 3-1.
Ne minuten e 84 Emin Sopa u perkujdes qe Vellazermi te festoj golin e katert ne kete takim dhe te vulose rezultatin perfundimtar 4-1.
Kjo ishte dhe ndeshja e fundit kampionale per Vellazerimin, objektivi minimal qe te mbesin ne lige u arrit, Vellazerimi e mbyll sezonin ne vendin e katert me 39 te tubuara, kater pike me pak se vendi i dyte qe mbahet nga Labunishta qe nepermjet balotazhit do te kerkoj te ngjitet ne Ligen e Pare.
Urime per ekipin e Struga Trim Lume per vendin e pare duke i uruar shume sukses ne Ligen e pare vitin qe vjen.
Duhet shprehur faleminderim per secilin qe u perkujdes qe Vellazerimi edhe sezonin qe vjen te jete pjes e Liges se Dyte, duke filluar nga futbollistet, stafi teknik, tifozet e Vellazerimit qe jane gjithmon aty per Vellazerimin si futbollist i dymbedhjet i klubit, faleminderojm te gjithe Donatoret qe kontribuan per klubin e tone.

Nga Murat Zenku /Tv Gurra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *