Prokuroria e Kërçovës fillon hetimet ndaj “El Chekës”

Shteti ndjek “El Chekën” për publikim e të ashtuquajturave “bombat”. Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka dorëzuar procedurën penale tek Prokuroria Kërçovës për të ndjekur një të dyshuar se ka kryer dy vepra penale “Përgjim dhe incizim të paautorizuar”, që janë të dënueshme sipas Kodit Penal. Nga organi akuzës thonë se dosjen e kallëzimit penal të e ka bërë Sektori i krimit kompjuterik dhe forenzikes digjitale nga Ministria e Brendshme, të të dyshuarit i cili me adresë është nga fshati Turin i Kërçovës, kurse veprat penale i ka bërë nga Çikago e SHBA-së, përmes profilit të tij në Facebook, me pseudonimin “El Cheka”.

 

 

Prokuroria Themelore Publike – Shkup

“Duke pasur parasysh urgjencën për mbrojtjen e të drejtave të të dëmtuarve, Prokuroria Themelore Publike në Shkup, më 31 Maj, përgatiti dhe dorëzoi edhe kërkesën për ndihmë të së drejtës ndërkombëtare me qëllim të sigurimit të të dhënave të nevojshme nga profili i rrjetit social. Njëherit, prokuroria kërkoi nga organet kompetente në SHBA të ndërmarrin veprimet ligjore për të parandaluar publikimet e mëtejshme të materialeve të përgjuara.”

Derisa institucionet ndjekin autorin për publikime e bisedave telefonike, opozita kërkon dorëheqje nga funksionarët dhe ish funksionarët e BDI-së, siç thonë për keqpërdorimet që kanë bërë, duke shfrytëzuar pozitat zyrtare. Partitë politike të opozitës kërkojnë nga Prokuroria Themelore mos të merret me “El Cheken”, por Prokuroria Speciale t’i marrin si relevante dëshmitë që dalin nga këto përgjime dhe të nisin proceset para hetimore.

 Prokuroria Speciale Publike është dashur me kohë që të procedoj të gjitha rastet që të mos të ketë pastaj keqpërdorime. Ritheksojmë edhe njëherë nevojën e menjëhershme që të zbardhen të gjitha aferave korruptive që kanë të bëjnë me regjimin e kaluar, përfshirë këtu edhe partnerin qeveritar shqiptarë BDI-deklaroi  Abdush Demiri, Lëvzija Besa.

Në rast se nuk ndodh kjo është normale që votuesit shqiptar të bëjnë ndëshkimin ndaj BDI-së me votë, të cilët do ta vlerësojnë sipas gjykimeve të tyre. Është koha që BDI dhe krerët e saj seriozisht të mendojnë për këtë çështje pasi që vlerësojmë se janë në një krizë morale-politike dhe kuptohet se duhet të mbajnë përgjegjësi- tha Flakron Bexheti, Aleanca për Shqiptarët.

Nga BDI-ja sot nuk kanë komentuar akuzat ndërsa ditë më parë  thanë se me publikimin e bisedave të përgjuara të funksionarëve të lartë të partisë në rrjetet sociale duhet të merren institucionet kompetente. Zëdhënësi i partisë Bujar Osmani kishte deklaruar se bisedat janë private dhe institucionet duhet të garantojnë privatësinë e çdo qytetari përfshirë edhe të funksionarëve të partisë. Shoqërim Ameti, i njohur me pseudonimin “El Cheka” nga java kaluar filloi të publikoj në rrjetin social disa biseda të përgjuara, me ç rast disa herë ia kanë mbyllur profilet. Ai rihap profile të reja duke pretenduar se posedon edhe bomba tjera mjaft të fuqishme që sipas tij do të ndryshonin rrjedhën e disa proceseve të hapura gjyqësore siç është rasti “Monstra” dhe “Lagja e Trimave”.

/alsat m

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *