Seagate paralajmëron hard disqet e veta të para me 16TB

Seagate ka konfirmuar se po fillon me livrimin aktiv të hard disqeve të veta 16TB të mbushura me Helium, të cilat janë pjesë e familjes Exos X16 të kompanisë, dhe të cilat mundësojnë nivele të jashtëzakonshme të hapësirës për ruajtje, raporton Overclock3D.

Image

Përveç disqeve Exos X16, kompania ka konfirmuar edhe se linjat IronWolf dhe IronWolf Pro gjithashtu do t’i kenë modelet e tyre 16TB, duke ua mundësuar përdoruesve të krijojnë pajisje NAS me HDD prej 16TB.

Në të ardhmen pritet që gjithnjë e më shumë përmbajtje të ruhen në cloud, ndërsa Seagate parashikon që kërkesat botërore për ruajtje të fajllave do të rriten nga 33 zetabajtë në vitin 2018 në 175 zetabajtë në vitin 2025. Disqet e kompanisë Exos 16TB janë HDD-të më të mëdha në dispozicion në treg dhe përdoren për situata në dispozicion të lartë, shkruan KOHA Ditore.

HDD-të Seagate Exos 16TB livrohen me një çmim të shitjes me pakicë prej 629 dollarësh, që është 39.31 dollarë për terabajt. Dispozicioni mainstream i disqeve fillon nga 4 qershori.

Burimi: Koah net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *