Këndvështrim nga Artan Dika – Vetëm thash tua kujtoj se ku jemi …

Në një postim në facebook Artan Dika paraqet zhvillimin e Kinës dhe ritmin e ndërtimit të rrugës Kërçovë-Ohër.

 

  1. Ky në foto është aeroporti Daxing, aeroporti i dytë ndërkombëtar i Pekinit. Ndërtesa e terminalit përbën terminalin e aeroportit me një strukturë të vetme më të madh në botë, me sipërfaqe më shumë se 1.000.000 m2. Aeroporti filloi të ndërtohet në 24 dhjetor 2014 dhe u përfundua pas 4 vitesh e 6 muajsh në 30 qershor 2019.
  2. Kjo në foto është rruga Kërçovë-Ohër me gjatësi 57 km. Ajo ka filluar të ndërtohet në maj të vitit 2014. Fillimisht u tha se do të ndërtohej më shpejt por pastaj u premtua tetori i vitit 2019 si muaji i përfundimit të punimeve. Tani thuhet se rruga nuk do të mund të përfundojë as në vitin 2020.
  3. Kjo në foto është rruga Shkup-Bllacë (kufiri me Kosovën). Duhet të ketë gjatësi 12,5 km. Është premtuar të ndërtohet që nga viti 2004. Ende as nuk ka filluar të ndërtohet.

Vetëm thash tua kujtoj se ku jemi … e se me këta që kemi jo vetëm pas Azisë po edhe pas Afrikës do mbetemi.

1. Ky në foto është aeroporti Daxing, aeroporti i dytë ndërkombëtar i Pekinit. Ndërtesa e terminalit përbën terminalin e…

Posted by Artan Dika on Tuesday, October 1, 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *