Hapet kufiri Bellanoc-Stançiq, i premtuar rreth dy dekada

Rruga që lidh Kumanovën dhe Gjilani nga sot nuk është më rrugë pa krye. Pas dy dekadave premtime, në malësinë e karadakut u hap kalimi kufitar Bellanoc-Stançiç, pikë me menaxhim të integruar të policisë së Maqedonisë dhe Kosovës. Qytetarë të shumtë ia mësynë për të parë nga afër ceremoninë solemne, por policia nuk linte të kalojnë gjithkënd. Në ecje prej 3 km ky i moshuar thotë se vetëm ata të shtetit ecën me makina.

Edepsëza, nuk po mund të eci në këmbë, se jam plakur. Veturën nuk na la policia ta marrim”

Nga ecja, nuk mundën të arrijnë të gjithë në kohë. Ndonëse me makinë, me vonesë erdhi edhe Ministri Arbër Ademi. I pari që e kaloi kufirin ishte kryeministri Oliver Spasovski.

Tha se Qeveria është e interesuar për fqinjësi të mirë dhe lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave.

Sot marrim pjesë në një ngjarje që tregon moment të ri domethënës për marrëdhëniet ndërmjet popujve tanë dhe raportet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Hapja e kufirit Bellanoc-Stançiq është një arterie e re e ndërmjet dy vendeve. Përfunduam projektin që i jep një dimension të rëndësishëm politik përparimit të raporteve të mira ndërmjet shteteve tona”-pohoi Oliver Spasovski, kryeministër.

Disa banorë nuk pritën as përfundimin e manifestimit dhe kaluan kufirin përreth objektit. Kufiri fillimisht ishte paraparë të hapej më 31 gusht. Autoritetet thanë se shtyrja e datës u bë për shkak të çështjeve teknike dhe përshtatjes së disa ligjeve. Së fundmi koordinatorët e këtij projekti nga fundi i nëntorit patën thënë se një kabllo internetit ka bërë që kjo pikë kufitare të mos hapet me kohë.

Mendoj që ngecjet fillimisht kanë qenë të natyrës teknike dhe është dashur kohë që të tejkalojnë këto pengesa. Por, këto dy muajt e fundit kemi pasur pakëz vështirësi për të caktuar një datë ku do të jen prezent edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Por, ata ishin të zënë me punë”-tha Enver Hoxhaj, ministër i Jashtëm i Kosovës.

Realisht, ka një kohë që është gati pika kufitare, por duhej koordinim kur të bëjmë fillimin. Arsye e mungesës së tyre është vizita e Borrelit dje në Prishtinë dhe nuk mundëm të koordinohemi të gjithë”-pohoi Bujar Osmani, zëvendëskryeministër i RMV-së.

Edhepse kanë pritur gati dy dekada, qytetarët iu gëzuan kësaj dite me valle dhe tupan nga të dyja zonat e territoreve shtetërore

“E kanë vonuar, duke mos na respektuar si e gjithë pjesa tjetër e qytetarëve, por sot i gëzohemi të gjithë shqiptarët si të Kosovës ashtu edhe të Maqedonisë”

“Po gëzohem mjaft, por shkoi shumë kohë deri në hapjen e kësaj rruge. Nuk ka të numëruar se hare kam kaluar në këmbë në këtë rrugë, se këtu jam rritur. Dy djem i kam andej kufirit dhe një këndej”

“Këtu për shkak të vonesave të paarsyeshme, por unë them se këtë ditë duhet ta festojmë. Megjithatë duhet një përgjegjësi politike dhe morale të institucioneve, për të gjithë ata që e kanë punuar këtë si strukturat e Maqedonisë së Veriut ashtu edhe këta të Kosovës”

Kufiri Bellanoc-Stançiç është i karakterit ndërkombëtar. Ndërsa përpos lëvizjes së njerëzve, ky kufi fillimisht nuk është i gatshëm edhe për qarkullimin e mallrave. Ndonëse i tërë objekti është ndërtuar me mjete të BE-së që ka kushtuar 1,2 milion euro, në manifestim nuk morën pjesë dy ambasadorët Samuel Zhbogar e Natalia Apostolova. Rruga prej 15 km nga fshati Sllupçan deri në pikën kufitare prej 6 milion eurosh janë ndarë nga Qeverisa e RMV-së.

Burimi: AlsatM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *