Hidhet shorti i çerekfinaleve, shmanget El Clasico

Nuk do të ketë të përplase El Clasico, Real Madrid-Barcelona në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Shorti i hedhur sot shmangu një finale të parakohshme në këtë fazë mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll.

Goglat u rezervuan si kundërshtar “blaugranave” Athletic Bilbaon, ndërsa për “Los Blancos” “zgjodhën”Real Sociedadin.

Dy çiftet e tjera çerekfinaliste janë Granada-Valencia dhe Mirandés-Villarreal.

Ndeshjet do të luhen midis ditës së martë, 4 shkurt, dhe të enjtes, 6 shkurt.

Bilbao-Barcelona do të zhvillohet në “San Mames”, ndërsa Real Madrid-Real Sociedad në “Santiago Bernabeu”.

Burimi: SuperSport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *