FFM: Të përgjigjet secili që ka bërë përvetësim të fondeve

Federata e Futbollit të Maqedonisë përmes një kumtesë deri te mediumet potencon qartë se po përballet me presion të paarsyeshëm nga persona dhe mediume të cilat nuk janë të informuar në mënyrë të saktë për punën e FFM-së Sipas tyre, me apo pa vetëdije dëmtojnë besueshmërinë dhe kredibilitetin e federates dhe kjo Federatë përballet me shpifje nga palë të ndryshme me qëllim prishjen e reputacionit të institucionit.

“Si Federatë e futbollit të Maqedonisë, gjithsesi se nuk ndjehemi të qetë pasi kemi parë tekstin e fundit në media të caktuara dhe kemi dëgjuar deklaratat e personave të caktuar, ku në mënyrë direkte sulmohet puna jonë. Si institucion transparent vlerësojmë konfuz faktin se disa persona të caktuar shpifin për ne për diçka të cilën ne vetë e kemi paraqitur në institucionet përkatëse. Pas paraqitjes-ankesës për rastin nga ana e FFM-së për dyshime për përvetësim të mjeteve finansiare, Prokuroria Publike ka hapur procedurë parahetimore e cila është në vijim e sipër dhe çfarëdo informacioni nga ana jonë në media do të ishte veprim i papërgjegjshëm dhe mund të ndikojë negativisht në ecurinë e procedurës. Në këtë rast, vetëm institucionet janë përgjegjëse, ndërsa pas pastrimit të tërë procesit, FFM do t’i paraqesë të gjitha faktet dhe dokumentet të cilat ishin dorëzuar te autoritetet përkatëse. Në këtë moment, nuk do të donim të spekulojmë me numra dhe informacione të pakonfirmuara, ndërsa ju bëjmë thirje të gjithë atyre që besojnë se mund të ndihmojnë hetimin, të raportojnë informacionet e tyre në Prokurorinë Publike, me çka do të kishin ndihmuar procesin. Feleminderit për shqetësimin, por e siguroj publikun, veçanërisht opinionin e futbollit se puna jonë nuk është në rrezik. Për momentin ne jemi dhe do të vazhdojmë të jemi një inkurajim dhe mbështetje për gjithë ekipet përfaqësuese, klubet dhe gjithë familjen e futbollit. Shpresoj shumë më tepër pasi ky rast të sqarohet”, u shprehet presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Drejtuiesit e kësaj Federate pajtohen me qëndrimin e Agjencisë për Rini dhe Sport, se kushdo që ka shkelur ligjin dhe kush ka bërë ndonjë përvetësim të fondeve që vijnë qoftë nga shteti apo organizatat ndërkombëtare, gjegjësisht federatat, si që bëhet fjalë për këtë rast konkret, duhet të mbajë përgjegjësi.

Burimi:AlsatM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *