Ish gjykatësja e Strasburgut emërohet gjykatëse në Gjykatën Supreme

Këshilli gjyqësor sot ka zgjedhur Mirjana Llazarova- Trajkovskën, Safet Kadriun, Nake Georgievin dhe Lidija Martinovën për gjykatës të rinj në Gjykatën e Lartë.

Llazarova -Trajkovska është ish gjykatëse në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe në Gjykatën Kushtetuese. Safet Kadriu vjen nga funksioni gjykatës në Gjyqin e Apelit në Shkup, Nake Georgiev nga kryetar i Apelit të Shtipit dhe Lidija Martinova nga gjykatës në Gjyqin e Apelit.

Këshilli gjyqësor në seancën e sotme ka zgjedhur edhe 13 gjykatës në Gjykatat Themelore, ku 11 nga Akademia për gjykatës dhe Prokurorë publik

Gjithashtu, njëzëri, me 12 vota për gjykatëse në gjykatën supreme është zgjedhur edhe Safet Kadri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *