Maqedoni e Veriut/Ministrja e Punës refuzon emrin e ri të Republikës: Do paguaj gjobën 5 mijë euro

Ministrja teknike e punës dhe politikës sociale, Rashella Mizrahi sot duke folur për siç thoshte ajo “kriminaliteteve të Milla Caroskës”, u pyet për tabelën.

Ajo pohoi se nuk e ka ndërmend ta ndryshojë tabelën me emrin “Republika e Maqedonisë”, po edhe tha që është gati të paguaj edhe dënim.

“Do të paguaj dënim 5.000 euro, por tabelën me emrin “Republika e Maqedonisë”, nuk do ta zëvendësoj. Nuk e kam ndërmend të vendos baner me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha Mizrahi.

Burimi:TCH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *