Filloi shërbimin ekipi mobil i Kryqit të kuq të Kërçovës!

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Kërçovë, filloj me shërbimin në terren të ekipit mobil për furnizime me ushqim, produkte higjienike dhe medikamene për personat e moshuar, personat me aftësi të kufizuara dhe prindëritë vetë ushqyes që nuk mund të dalin nga shtëpitë dhe banesat e tyre.

Nga hapja e linjës telefonike deri sot janë pranuar 5 thirrje nga persona të moshuar që jetojnë të vetëm, dhe të gjithëve u është siguruar shërbimi për distribuim të produkteve ushqimore, produkteve higjienike dhe medikamenteve , thotë sekretari i Kryqit të kuq të Kërçovës Besnik Selimi i cili shton se Kryqi i kuq jet mbështetje në zvoglimin e rrezikut nga përhapja dhe infeksioni me Covid-19. /Votra.info

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *