“BE mund të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”/ Reuters: Vendimi në mes të javës

Bashkimi Evropian mund të fillojë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas një projektvendimi të 27 vendeve anëtare të bllokut të parë nga ‘Reuters’ të hënën dhe që do të përfundojë këtë javë.

Nëse aprovohet siç pritej, marrëveshja do t;i japë fund vonesave të dy viteve dhe do të sinjalizojë vrull të ri për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut – që kërkojnë të anëtarësohen në BE.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kishin panë se si shpresat e tyre u ndërprenë vitin e kaluar pasi Franca dhe Hollanda shfaqën skepticizëm në lidhje me rekordet e tyre mbi demokracinë dhe luftën kundër korrupsionit, nga frika se mos lejonin anëtarët e rinj në një kohë kur kohezioni i BE ishte dëmtuar tashmë nga largimi i Britanisë nga blloku.

Por Parisi dhe Haga lehtësuan kundërshtimet e tyre muajin e kaluar dhe planet për të lejuar fillimin e bisedimeve janë rritur megjithë krizën e koronavirusit, me Brukselin të etur për të treguar vendosmërinë e tij për të sjellë Ballkanin në BE.

“Unë nuk mendoj se çfarë po ndodh (me koronavirus) do të ndryshojë vendimin e vendeve anëtare,” u tha shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell para gazetarëve të Premten.

Greqia ende nuk i është bashkuar vendimit të vendeve të bllokut, i cili kërkon unanimitetin e të gjithë anëtarëve, por burime diplomatike bëjnë me dije se Athina zyrtare e ka dhënë miratimin e saj pasi në draft u përfshinë dhe kërkesat për minoritetin në Shqipëri.

Nëse asnjë vend nuk kundërshton, vendimi pritet të miratohet zyrtarisht nga 27 ministrat e Evropës për anëtarët e BE-së në mes të javës – me shkrim këtë herë pasi takimet ballë për ballë janë pezulluar për shkak të rreziqeve të koronavirusit – shtuan burimet.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili bllokoi hapjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën në tetor, tha që në shkurt ai ishte i gatshëm t’i lejojë ata të fillojnë bisedimet e anëtarësimit nëse Komisioni Evropian u jepte atyre një vlerësim pozitiv dhe ndryshoi mënyrën se si pranon vendet e reja.

\TCH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *