Në Kërçovë 99-të persona janë në vetëizolim!

Aktivitetet drejt izolimit, mbikëqyrjes shëndetësore dhe vetë- izolimit shtëpiak në Kërçovë po realizohen pa probleme.

Aktualisht, SPB- Ohër kontrollon gjithësejt 99- të persona në Kërçovë bazuar në një deklaratë të vetë-izolimit dhe një masë të “mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit shtëpiak”, njofon zëdhënësi Stefan Dimoski , i cili gjithashtu shtoi se në përputhje me vendimin e Qeverisë për të ndaluar lëvizjen nga 21.00 deri në 06.00 çdo ditë, dotë të zbatojnë të gjitha masat dhe udhëzimet e tjera të rekomanduara në lidhje me parandalimin e sëmundjes që vjen nga koronavirusi (COVID-19), dhe të gjithë personat juridikë dhe fizikë rreptësisht duhet tu përmvahen udhëzimeve nga punonjësit e policisë.

Qytetarët, në numrin falas 08 0000 201 ose 192, mund të raportojnë të gjitha rastet e personave që shkelin dispozitat e izolimit të detyrueshëm 14-ditor.

Të gjithë ata që shkelin rekomandimet do të sanksionohen sipas neneve 205 dhe 206 të Kodit Penal!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *