“Netflix” ul cilësinë, për të zvogëluar ngarkesën në internet

Kanali televiziv “Netflix” do të zvogëlojë cilësinë e videove në shërbimet e tij në Evropë, për të reduktuar ngarkesën mbi ofruesit e internetit.

Ky vendim do të vlejë 30 ditë.

Ngarkesa në internet është rritur pasi miliona njerëz në Evropë janë të vetizoluar në shtëpi, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Zvogëlimi i cilësisë së fotografisë do ta ulë konsumin e të dhënave nga Netflix për 25%, tha kjo kompani.

Ajo, megjithatë, i siguroi shikuesit se do të kenë pamje të cilësisë së mirë.

\TCH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *