Dita Ndërkombëtare e Tokës, ja mesazhi i Ambasadës së BE-së

Ambasada e Bashkimit Europian ka dhënë një mesazh të rëndësishëm, në ditën ndërkombëtare të ditës së Tokës, i cili vjen edhe në një kohë të vështirë kur vendi përballet me COVID-19. “#DitaeTokës2020 po shënohet nga dy kriza. Njëra është pandemia #COVID19. Tjetra është një katastrofë që po rritet gradualisht për #klimën tonë. Ne mund t’i zgjidhim, do t’i zgjidhim dhe duhet t’i zgjidhim të dyja sfidat. Bota nuk ishte e përgatitur për #coronavirusin e ri. Por kemi ende kohë për t’u përgatitur – në çdo pjesë të botës – për #krizënklimatike. Kjo pandemi nuk do t’i heshtë zërat tanë. Përkundrazi, na kujton se çfarë është në rrezik për #planetin. Dhe ndonëse po na mban larg, ajo gjithashtu po na bashkon për të ndërmarrë luftën për shtëpinë tonë të përbashkët. Do të bashkoheni me ne?”- ka qenë mesazhi i Ambasadës së BE-së.

TopAlbaniaRadio

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *