OH “Kalliri i Mirësisë” – dega në Kërçovë sot më datë 22.04.2020 ( e mërkurë), filloi me shpërndarjen e pakove për fazën e dytë.

Sot u shpërndanë pako me produkte ushqimore dhe higjienike, pako me nga 10 kg. këmbë pule dhe nga 10 kg. patate për familjet me jetimë dhe atyre me status të rrezikuar social në të gjithë fshatërat duke dërguar deri në çdo familje, në ish-komunën e Zajazit dhe Osllomesë.

Vlen të theksohet se përveç anëtarëve dhe aktivistëve të organizatës sonë ka qenë shpërndarja e pakove në koordinim me bashkësitë lokale dhe imamët e fshatrave, me qëllimin e vetëm që mos mbesi asnjë familje në nevojë pa përfshirë me pakot ushqimore në këtë kohë të jashtëzakonshme.

Në ditët në vijim do të vazhdojmë me shpërndarjen në qytetin e Kërçovës, në komunën e Pllasnicës dhe në çdo familje ku do të paraqitet nevoja.

Numri i kontaktit për çdo nevojtar që mund të paraqitet për të marrë pako është 070615233.

Allahu i shpërbleftë donatorët dhe na ruajtë të gjithëve!

22.04.2020
Zyra për marrëdhënie me publikun;
OH "Kalliri i Mirësisë" - dega në Kërçovë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *