Bundesliga pa tifozë! Aplikacioni për atmosferë stadiumi

Në Gjermani po flitet gjithnjë e më shumë për rifillimin e Bundesligës në muajin maj, sidomos pas miratimit të ardhur nga ministrat e 16 landeve të këtij shteti.

Por sipas protokollit të përpiluar ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura, pra nuk do të ketë tifozë në stadium.

Megjithatë duket se në këtë vend është gjetur mënyra që tifozët të mbështesin skuadrat e tyre nga shtëpia teksa janë duke u përballur me pandeminë Covid-19. Së fundmi është krijuar një aplikacion ‘MeinApplaus.de’ nga Viktor Mraz i Herzenswerk. IT që mundëson përjetimin e atmosferës në stadium për tifozët teksa ata rrinë në banesat e tyre.

Gjatë ndeshjeve, përdoruesit e këtij aplikacioni mund të përdorin 4 butona për të mbështetur skuadrat e tyre; butonat për duartrokitjet, fërshillimat, të kënduarit dhe britmës së gëzimit. Sa më shumë tifozë të ndërveprojnë me telefonët e tyre aq më i lartë është volumi që vjen në aplikacion. /TopChannel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *