Fushata zgjedhore, pa tubime me qytetarët

Për herë të parë në Maqedoninë e pavarur, qytetarët me siguri do të jenë dëshmitarë të zgjedhjeve pa mitingje, tubime dhe takime siç jemi mësuar t’i shohim deri më tani. Virusi korona do të ndryshojë edhe formën edhe mënyrën e komunikimit gjatë fushatës së ardhshme zgjedhore. Sipas ekspertes për komunikim dhe marrëdhënie me publikun, Angelka Peeva-Laurençiq, tubimet plot energji nuk do të jenë më sepse në një kohë të pandemisë mënyra e komunikimit duhet të reduktohet. Gjithashtu thekson se temat e zgjedhjeve do të fokusohen rreth shëndetësisë dhe ekonomisë.

Do të përdoren të gjitha kanalet, platformat digjitale dhe rrjetet sociale. Por disa hulumtime të kohëve të fundit tregojnë se televizionet tashmë kanë më shumë shikues sesa kishin përpara fillimit të pandemisë, kështu që mediat digjitale, televizionet, madje edhe radio, madje edhe ato më klasike, do të jenë kanalet kryesore të komunikimit me elektoratin. Ndryshimet që kanë prekur papritur botën, sjellin tema mjaft logjike dhe të reja që janë në fokusin e çdo vendi, përfshirë këtu edhe vendin tonë, para se gjithash ekonomikisht, sepse çështja kryesore për momentin nuk është sa, por nëse do të kemi mjaftueshëm për të mbijetuar në periudhën që vjen – tha Angelka Peeva Laurençiq, eksperte e komunikimit.

Sipas Peeva-Laurençiq, megjithëse nuk mund të thuhet me siguri se në çfarë atmosfere do të mbahen zgjedhjet, megjithatë pret që edhe për ditën e zgjedhjeve të duhen procedura që nuk i kemi parë deri më tani.

Nëse situata është ashtu siç është për momentin, edhe pse personalisht nuk e besoj, shpresoj se do të jetë shumë më mirë, një organizim i mirë, vendosja e një sistemi tjetër, përcaktimi i orëve të votimit sipas moshës ose rendit alfabetik, madje edhe organizim i zgjedhjeve në dy ditët nuk do të jenë e vështirë nëse duam të bëjmë atë që në të vërtetë e kemi ndërprerë në periudhën e mëparshme – deklaroi Angelka Peeva – Laurençiq.

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve thonë se si dita e zgjedhjeve ashtu edhe votimi kryesisht do të varen nga masat dhe protokollet që do të rekomandohen nga autoritetet shëndetësore për të siguruar shëndetin e qytetarëve gjatë votimit./AlsatM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *