Intensifikohen “bombat” në prag të zgjedhjeve

Pas publikimit të audio incizimeve ku dëgjohen zërat e Zaevit dhe Mickoskit, LSDM dhe VMRO-DPMNE, me akuza të ndërsjella për përmbajtjen e tyre, përcjell PortaliUskana nga AlsatM.

Sipas partisë opozitare, në këto biseda është treguar fytyra e vërtetë e Zaevit se i ofendon qytetarët dhe se e ka kontrolluar PSP-në.

Zaev publikisht pranon që PSP-ja e udhëhequr nga grupi zhvatës dhe kriminogjen i Katica Janevës është plotësisht nën kontrollin e tij. Ai vetë thotë se e menaxhon këtë institucion të komprometuar për zhvatje me fjalët “PSP-ja do të ndërmarrë hapa drastik – tha Igor Janushev, VMRO-DPMNE.

Sipas liderit të LSDM-së, bisedat e regjistruara para zgjedhjeve të vitit 2016 treguan vetëm se ai ishte i bindur se qytetarët do të mbështesin politikat demokratike dhe jo regjimin.

Biseda konfirmon që bomba i janë dhënë PSP-së dhe askund tjetër. Kishte spekulime për të ashtuquajturin Çaush, i cili është anëtar i LSDM-së, se ka pasur bisedime se ato janë lëshuar, atje konfirmohet se Çaushi i cili është shqiptar por edhe disa të tjerë të kenë pasur qasje, por pasi janë selektuar bombat, ato u dorëzuan për përkthim në mënyrë që të mund të publikohen. Të mos harrojmë se në atë kohë në pushtet ishin Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti, ndërsa ne ishim opozitë – u shpreh Zoran Zaev, lider i LSDM-së.

Nga LSDM sot përsëri kërkuan Mickoski të përgjigjet nëse Kiçeec ka zbatuar urdhrat e tij, duke theksuar që të gjitha gënjeshtrat lidhur me rastin “Reket” që janë nxjerrë nga VMRO DPMNE, kanë rënë në ujë me bombat e publikuara nga takimi mes Mickoskit dhe Kiçeecit.

A dëshironte që me gënjeshtra ta fsheh lidhjen e tij me Kiçeecin dhe Orce Kamçevin? Apo lidhjen me rastin “Reket”? A keni bërë edhe gjëra tjera në takimin me Kiçeecin nga i cili takim dolën incizimet? Mickoski është zënë në gënjeshtrat e tij dhe askush dhe asgjë s’mund ta ndihmojë të shpëtojë prej tyre – tha Stefan Vasev- LSDM.

Dëshpërimi në LSDM është më se i qartë. Pas zbardhjes së të vërtetës, se Zaev është i involvuar në rastin “Reket”, tani në mënyrë dëshpëruese tenton të gjitha mossukseset dhe krimet t’i fshehin. Plasimi i lajmeve të rreme nuk do ta ndihmojë LSDM-në – thonë nga VMRO DPMNE.

Të dyja partitë porositën që në zgjedhjet e ardhshme të mos ketë fushatë të pistë sepse analizat e partive kanë treguar që qytetarët u besojnë programeve dhe ofertave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *