Maqedonia e Veriut drejt zgjedhjeve, partitë ende të ndara për datën

Një ditë përpara takimit të partive politike në Maqedoninë e Veriut me Presidentin Stevo Pendarovski për caktimin e datës së zgjedhjeve, duket se qëndrimet janë të ndara. Sipas LSDM të udhëhequr nga Zoran Zaev zgjedhjet duhet të mbahen në mesin e muajit qershor.

ZORAN ZAEV

KRYETAR, LSDM

Të shfrytëzohet momenti i dobësimit të koronavirusit dhe të shkohet në zgjedhje nga mesi i qershorit, më saktë më 14 qershor. Ky propozim, do të prezantohet në takimin e liderëve të martën te presidenti Stevo Pendarovski.

Ndërkohë, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka kërkuar që zgjedhjet të zhvillohen në korrik, pasi sipas tij rrezikohet jeta e qytetarëve.

HRISTIJAN MICKOVSKI

KRYETAR, VMRO-DPMNE

Ne duam zgjedhje këtë verë. Ne duam zgjedhje që nuk do të rrezikojnë jetën e qytetarëve. Ne duam zgjedhje që do të sjellin një qeveri të re e cila do të dijë të merret me pasojat e virusit korona. VMRO-DPMNE po udhëheq sondazhet, por shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm për mua, dhe jo të numëroj viktimat e virusit të koronës.

Situata e koronavirusit do të ndryshojë mënyrën e zhvillimit të fushatës zgjedhore. Qytetarët nuk do të marrin pjesë në mitingje, tubime dhe takime si zakonisht. Sipas Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve mënyra se si do të votohet do të përcaktohet nga masat dhe protokollet që do të rekomandohen nga autoritetet shëndetësore.

Deri më tani dy janë koalicionet parazgjedhore, partia e Zoran Zaev së bashku me besën se Bilall Kasamit, dhe nga ana tjetër alternativa e Afrim Gashit është në koalicion me aleancën për shqiptaret e Ziadin Seles. ndërsa partitë e tjera shqiptare  BDI dhe PDSH do të garojnë të vetme./VizionPlus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *