Tërmet në rajonin e Ohrit dhe Strugës

Tërmet me intensitet prej tre deri katër ballë sipas Shkallë makroseizmike evropiane është ndjerë sot në mëngjes në orën 5 e 9 minuta nga banorët e Ohrit, Strugës dhe rrethinës, njofton Portalb.mk, përcjell Portali Uskana

Siç kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, epiqendra e tërmetit ka qenë 114 kilometra në jugperëndim të Shkupit dhe vjen nga rajoni epiqendror i Ohrit.

Tërmeti ka qenë me magnitudë të Rihterit prej 3,4 ballë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *