Aksion humanitar “Shporta e Ramazanit” në Kërçovë e rrethinë

Organizata humanitare “Kalliri i mirësisë” dega në Kërçovë, vazhdon me aktivitetet e saj, kësaj radhe, për të ndihmuar dhe mbështetur familjet e kategorive të ndjeshme nga komunat Kërçovë dhe Pllasnicë. Ky aksion i quajtur “Shporta e Ramazanit”, siç theksojnë nga organizata, realizohet me mbështetje nga donatorë të shumtë.

Në ditët e mëparshme, vullnetarët e “Kallirit të Mirësisë” arritën të përgatisin për të shpërndarë 550 pako me produkte ushqimore dhe higjienike.

Kryetari, Muhamed Mehmedi theksoi se falë donatorëve, në kuadër të këtij aksioni humanitar do të jenë mund t’u ndihmojnë 550 familjeve, që kanë nevojë gjatë kësaj kohe të vështirë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit në komunat e Kërçovës dhe Pllasnicës.

“Së shpejti para festës së Bajramit, ne kemi në plan të bëjmë edhe një aksion tjetër humanitar, por kësaj radhe ndihma do të jetë në rroba të destinuara gjithashtu për familjet me probleme sociale në komunën tonë”, theksoi Mehmedi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *