Komisioni i Sëmundjeve Infektive propozon

Prej kësaj jave do të hapen qendrat tregtare, ndërkaq restorantet dhe kafenetë javën e ardhshme, parashikohet me rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, të cilat sot do të gjenden për miratim në seancë qeveritare. Ashtu siç tha ministri Filipçe, pas analizave të kryerja për gjendjen me virusin korona në shtet, në pajtueshmëri me rekomandimet e OBSh-së, është konstatuar se janë plotësuar kushtet për lehtësimin e masave restriktive.

Këtë javë përveç qendrave tregtare do të fillojnë me punë edhe autoshkollat, bastoret, qendrat për edukim, trajnim dhe mbajtje të seminareve. Gjithashtu do të lejohet edhe trajnimi në sipërfaqe të hapur për sporte individuale.

Sipas propozimit të Komisionit, javë ne ardhshme do të hapen kafenetë dhe restorantet, ndërkaq do të lejohen edhe trajnimet në sipërfaqe të hapur për sportet ekipore. Nga 25 maji do të fillojnë me punë kazinotë, klub-automatet, hotelet dhe palestrat.

“Gjithsesi gjatë lehtësimit të masave çdo javë do të ndiqet fotografia epidemiologjike. Këto masa nënkuptojnë se gradualisht do ta kthejmë jetën në normalitet. Por, gjithsesi se patjetër duhet që të respektohen protokollet e caktuara për punë dhe obligativisht të mbahet maskë dhe distancë prej 2 metrave”, tha Filipçe.

Ai shtoi se tani për tani nuk mendohet për shfuqizimin e orës policore.

“Ora policore ishte një ndër faktorët që të ulim transmisionin e virusit, pasi kur ka orë policore, më mirë zbatohet kontrolli. Do të thotë në këtë moment, nuk mendojmë për shkurtim të orës policore, por mund të ketë nevojë për këtë në periudhën vijuese, veçanërisht për shkak se operatorët ekonomik gradualisht do të kthehen në funksion. E ndjekim situatën dhe në mënyrë adekuate do t’i propozojmë Qeverisë, por tani për tani nuk mendohet për atë”, tha Filipçe./Portalb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *