Maqedoni, prej nesër fillon testimi i të punësuarve në çerdhe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ‘Utrinski brifing’ tha se “skriningun për gjendjen e Covid-19 që e paralajmëruan autoritetet shëndetësore fillon nesër”.

“Punëtoret në çerdhe janë të parat në listë”, tha Filipçe.

Ai thotë se skriningu fillon gjatë ditës së nesërme të punëtoret në çerdhe dhe se tashmë janë identifikuar të punësuarit.

“Do të punojmë për Qendrave për Shëndet Publik. Në këtë mënyrë, në mënyrë paralele në procesin e përgatitjes së protokolleve dhe kritereve në të cilat do të punojnë çerdhet, në një moment kur do të përfundojë skriningu dhe do të jemi të gatshëm t’i kthejmë çerdhet në funksion”, tha ministri Filipçe./Telegrafi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *