Studentët e “Gazetarisë” nisin fushatë sensibilizuese për tekstet e këngëve që shfaqin femrën si objekt s*ksi

“Nuk jam teksti jot”

Nisur nga tendenca e këngëtarëve shqiptarë e atyre kosovarë, për të trajtuar femrën si objekt seksi në klipet dhe tekstet e tyre muzikore ka bërë që një grup studentësh të degës sëë “Gazetarisë” në Prishtinë të nisin një fushatë sensibilizuese.

Kjo çështje është parë si shqetësim nga ky grup të rinjsh duke kritikuar dhe vetë artistët përkatës.

Fushata është quajtur “Nuk jam teksti jot” ku është publikuar nëpërmjet një video(të cilën mund ta shihni më poshtë)në të cilët përveç se këngëtarë meshkuj do të shihni edhe ato femra.

Sipas mediave kosovare, studentët kanë gjetur mbëshetje të madhe, por ende nuk ka një reagim nga artistët në fjalë.

NUK JAM TEKSTI YT, sepse unë nuk jam objekt seksi, nuk varem financiarisht nga ti, i perkas veç vetes, nuk jam shërbyese e jotja, nuk e luftoj seksizmin me seksizëm dhe nuk jam pronë e askujt. Jam grua siç je dhe ti burrë. Jam njeri siç jemi të dy të tillë.Kjo video-fushatë është punuar në kushte shtëpie me nje teknologji minimale në kuadër të lëndës së PR-it.

Posted by Flaka Zogu on Tuesday, May 26, 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *