RMV, Maskat të detyrueshme, policia ka gjobitur për mosmbajtje

Gjatë ditënatës së kaluar janë regjistruar 461 kundërvajtje për momsbajtje të maskës për mbrojtjen e fytyrës.

Në 24 orët e kaluara 70 persona u janë dhënë vendime për izolim, ndërkaq 62 persona kanë nënshkruar deklarata për vetëizolim.

Gjatë kontrollit te personat të cilët janë në izolim dhe vetëizolim janë regjistruar dy persona të cilët nuk e kanë respektuar masën e vetëizolimit.

Prej dje është hequr ora policore. Por, edhe krahas lehtësimit të masave restriktive, në fuqi mbeten rekomandimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtje nga koronavirusi.

Nga MPB paralajmëruan se edhe përkundër heqjes së masave restriktive për lëvizje, policia edhe më tej do të kryejë dhe do ta përforcojë kontrollin ndaj zbatimit të vendimeve qeveritare për mbrojtje të shëndetit dhe jetës së qytetarëve, posaçërisht për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse dhe lëvizjes në distancë të nevojshme.

Ministria e Shëndetësisë dje informoi se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga virusi korona, janë regjistruar 25 raste të reja, ndërkaq 17 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vend ka arritur në 2.039, të shëruarve 1.470, të vdekurve 119, ndërkaq kemi 450 raste aktive.\Portalb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *