Do më falni por nuk mund të hesht. -nga Leonora Saliju

Pas deklaratës së Deharit se në sezonin veror hapet amfiteatri në Kalan e Uskanës së lashtë ka reagura kërçovarja Leonora Saliju.

Po u sjellimi reagimin e plotë:

Kërçovarë të mij te dashur, si është e mundur që të gjithë të reagojnë për shembjen e një monumenti të trashëgimisë kulturore si që ishte teatri kombëtar në Tiranë dhe askush nuk reagon për shkatërrimin trashëgimisë tonë në zemër të Kërçovës?

Kalaja e Kërçovës me këtë projekt humb të gjithë autencitetin dhe identitetin e saj. Si mund akoma të flasim për trashëgimin tonë dhe identitet kurse e lejojm të shkatërrohen ato sadopak dëshmi qe kan ngelur të lashtësisë sonë. Me ndërhyrje në këtë mënyrë të një monumenti historik, arkeologjik si që është kalaja e Kërçovës, pa mbrojtje dhe kontrolle nga institucinet përkatëse dëmtohet çdo gjurmë arkeogjike.

Mburremi me Uskanën e lashtë, por e përsëris që deri më sot nuk kemi asnjë dëshmi materiale se Uskana e lashtë është Kërçova. Kjo edhe nga fakti se asnjëherë nuk ka patur hulumtime ose gërmime përkatëse. Dhe e dyta, se jemi vetë ato që nuk i vlerësojm ato mundësi për hulumtime që kemi.

Korrigjim për amfiteatrin; Amfiteatri është ndërtesë antike eliptike, me një arenë dhe shkallare, e paraparë për shfaqje luftarake; beteja Gladiatorësh, beteja me kafshë të egra ose beteja navale. Këto ndërtesa antike asnjëherë nuk kanë egzistuar mbrenda mureve të kalave. Nuk ka egzistuar kurrë një amfiteatër në kalanë e Kërçovës, ose të paktën nuk ka asnjë dëshmi dhe asnjë tekst nuk flet për të. Kështu që nuk ja kthen vlerë dhe aq me pak identitetin kalasë.

Unë nuk merrem me politikë. Jam thjeshtë një Kërçovare, arkeologe qe dua ta ruaj trashëgiminë time dhe dëshmitë e identitetit tim.

Nuk jam as kundër artit, jam vetë adhuruese e artit dhe kultures. Këçova ka jashtzakonisht artistë dhe persona të talentuar, kam respekt për çdonjërin prej tyre. Përkrah çdo projekt në zhvillim të tyre dhe unë vetë do mundohem të kontriboj me çdo mundësi që do më jepet. Por një amfiteatër, skenë manifesitimesh ose skenë teatrale, nuk e ka vendin në kala. Në asnjë kala, monument historik nuk ka skena manifestimesh. Kalaja do gjallëri dhe valorizim, por ky mendoj se nuk është projekt i duhur. Thjeshte se nuk del në dritë ajo që me të vertetë kalaja është.
Një pasuri e trashëgimisë sonë kulturore.

Leonora Saliju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *