Pikëpamjet raciste te K.Qullafkovës për bashkejetesën në Maqedoni!

Nga akademiku Abdylmenaf Bexheti

Nuk është hera e parë që Katica Qullafkova, gjuhëtare apo edhe shkrimtare, siç e konsideron veten, publikon qëndrime personale që nuk i ka hije një njeriu te thjesht e lëre më një intelektuali apo edhe më keq një akademiku për bashkëqytetarlt e vet.
E ngarkuar edhe me recidivet e së kaluarës, e frustruar nga ndjenja e indiferencës dhe krizës identitare nga të tretët përreth, etnocentrizmin e akumuluar si rezulltat i perspektivës dëshpruese e vjellë ndaj bashkëqytetarëve si ndjenjë e të gjitha të këqijave që i ndodhin vendit.
Është po kjo gjuhëtare ,,akademike,, që kohë më parë të drejtën e gjuhës shqipe e cilësoi ,,krim kulturor,, ndaj gjuhës maqedone!

Ishte po kjo gjuhëtare që në një paraqitje time në foltore te Akademisë me gjuhën shqipe një vit më parë u trazua sikur gjarpri ta kishte kafshua! Tmerr!
Niveli im kulturor, akademik dhe kombëtar nuk më lejon të shkoj përtej fjalorit të saj shovenist sepse nuk meriton një vëmendje më të madhe që me shumë bindje e dijë që do ta dëshironte.

Shpresoj se bashkëqytetarët tanë do distancohen nga prononcimet e sajë për urrejtje patologjike ndaj bashkëqytetarëve duke i konsiderua ata fajtorë kujdestar edhe për çështje kaq planetare siç është rasti i pandemisë Covid-19!

Përndryshe ajo nuk mund dhe nuk paraqet pikëpamje institucionale të ASHAM-it përçka edhe në tentative të zgjidhet nënkryetare dy herë radhazi, para 6 muajsh, nuk arriti të merr mbështetje as 1/3 e anëtarëve/votave!
Fatmirsisht ajo mbetet një zë i vetëm dhe ndoshta një grupi shumë të vogël të akademikëve, me shpresë që do shkojnë në ,,botën tjetër,, me epitetin e folklor patriotëve!

Kjo nuk e çliron Institucionin e Akademisë dhe nuk na amneston neve anëtarëve të saj për tolerancë ndaj këtijë fenomeni racist. Tolerancat shoqërore ndaj sojit tyre sjellin te fenomenet e mosdurimit deri në eskalim. Si rezulltat i tolerancës së tepërt sot edhe vendet më demokratike ballafaqohen me fenomene të viktimave si Georg Floyd i Minnesotës!

Shpresoj dhe uroj që së paku kryetari AShAM-it të distancohet nga këto qëndrime psikopatologjike të një anëtare të saj, sadoqë individuale të jenë këto!

A.Bexheti.

Racistichkite stavovi na Chulavkova za svoite sogradjani!

Ne e prv pat K.Qullafkova da nastapuva so albanofobski pristap i za neshta za koi, ama bash so nishto nemozhaat da se krivaat samo albancite.

Nejziniot stav i kako ,,jazicar,, za Albanskiot jazik deka prestavuva ,,kulturen kriminal,, zboruva dovolno za nejzinata patoloshka albanofobija!

Za sreka, taa ne ja prestavuva institucijata, bidejki vo poslednite izbori na dva pati se kandidirashe za potpretsedatel i ne uspea da sobere nitu 1/3 podrshka od clenovite.

Se nadevam deka pretsedatelot na MANU, koj i po zakon e dolzhen, ke najde nacin da se distancira od govorot na omraza na gorenavedenata.

A.Bexheti

nga postimi ne facebook 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *