Spastrimi etnik në Luginën e Preshevës vazhdon me sukses. Reagim nga Ilir Zenku

Në një postim në facebook kërçovari që jeton e vepron në SHBA por që ndjek çdo ngjarje rreth trojeve shqiptare e që është angazhuar për çështjen shqiptare e ne veçanti fitoren e Kërçovës.

Ja reagimi i Ilir Zenkut rreth Luginës:

Spastrimi etnik në Luginën e Preshevës vazhdon me sukses. Politikanët nga Tirana shkojnë bëjnë ca foto edhe kthehen në vilat e tyre të luajnë ping-pong deklaratash boshe. Politikanët nga Prishtina i përmendin e fotografohen me ata vetëm për pazare e kusure teritoriale, pastaj vazhdojnë të ziren kush është trimi e kush është tradhëtari. Shqipet në Maqedoni nuk ndihmojnë dot vetes e jo më të ndihmojnë Presheva të mbetet shqiptare. Mbetet diaspora shqiptare mos harrojë Luginën e Preshevës po as diaspora nuk jemi lule. Kemi Këshillra, Federatra, Shoqatra sa te duash në gjithë botën. Plane strategjike sa të duash. Veprime, jo edhe aq. Preshevë, më vjen keq po ja kështu siç ka filluar AFEDS hapni sytë vetë e luftoni sa të mundeni.

Postimi i Plotë nga Ilir Zenku
AFEDS
@afedsinserbia

Të nderuar qytetarë shqiptarë nga komuna e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit:

Ekipi për Evidentimin e Adresave të Pasivizuara ju bënë thirrje të gjithë atyre qytetarëve shqiptarë të cilët janë detyruar që të marrin vendbanim të përkohshëm nëpër qytete tjera në Serbi –vetëm e vetëm që të pajisen me pasaporta ose të regjistrojnë makinat–të na kontaktojnë gjatë ditëve në vijim.

Asgje nuk e ekspozon më qartë fushatën e spastrimit etnik të heshtur të cilën autoritet shtetërore serbe po e kryejnë permes “pasivizimit” masovik të adresave të vendbanimit se ky fakt: juve ju lejohet që të pajiseni me dokumente identifikim në Novi Sad e Beograd, por jo edhe në Medvegjë, Bujanoc ose Preshevë. Do të thotë, ata nuk ju duan të koncetruar në këto tri komuna ku ju bashkarisht përbëni mbi 70% të popullatës. Por, nuk kanë fare problem që të shpërndaheni gjithandej nëpër qytetet tjera të Serbisë.

Prandaj, evidentimi i këtij dimenzioni të “pasivizimit” është qenësor për neve. Ju lutemi që të na ndimoni që të dokumentojmë këtë diskriminim të pashembullt sot. Do të jem unë ajo që do t’ju merrë në telefon për të zhvilluar intervistat. Dhe, ju premtoj se do t’i trajtojë këto të dhëna me kujdesin maksimal.

Unë dhe anëtarët tjerë të Ekipit jemi të trajnuar në universitet më të mira amerikane dhe evropiane. Ne kemi përvojë pune të gjatë në grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave senzitive, në kontekste politike delikate. P.sh. do të përdorim emra fiktiv ose iniciale që nuk kanë fare të bëjne me emrin dhe mbiemrin tuaj. Prandaj, mos keni frikë të ndani këtë informacion me ne.

Gjatë tre muajve të fundit, kemi mësuar që disa nga ju keni humbur pozita pune, jeni sulmuar verbalisht e fizikisht, jo vetëm nga autoritet serbe por edhe forcat politike shqiptare në komunat përkatëse për shkak se keni rezistuar praktikat diskriminuese dhe keni refuzuar t’ju nënshtroheni politikave diskriminuese.

Do të punojmë me besa-besë deri ne rikthimin e adresave tuaja të vendbanimit. Keshtu do ta mbrojmë historinë dhe të ardhmen e komunitetit tonë shqiptar në trevat tona autoktone, autoriteteve serbe do t’ju ndihmojë të çlirohen nga politika raciste karrshi shqiptarëve njëherë e përgjithmonë, dhe rajonin do ta bëjmë më të qëndrueshëm politikisht.

Na shkruani në medvegja.info@gmail.com.

Shëndet, suksese, dhe gjithë të mirat!

Ekipi për Evidentimin e Adresave të Pasivizuara të Qytetarëve Shqiptarë në Serbi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *